Shpalime historie
Duhet ta dinë së paku studiuesit dhe lexuesit shqiptarë, meqë studiuesit dhe lexuesit e shteteve fqinje ende nuk janë të gatshëm ta pranojnë të vërtetën historike, për shkak se shumica e tyre janë arsimuar dhe edukuar me literaturë dhe histori të falsifikuar, sidomos nën regjimin komunist, se:
Pas historisë së lavdishme të Maqedonisë Antike me Lekën e Madh (mbi 2 mijë vjet lashtësi), në frymën e Rilindje Kombëtare të popujve ballkanikë në shek. XIX, për herë të parë në histori, PRIJËS (APOSTULL*) I MAQEDONISË është njohur revolucionari me prejardhje shqiptare nga Maqedonia, i lindur në qytetin e Gjakovës në Kosovë (atëkohë i gjithë rajoni ka qenë nën Perandorinë Osmane), i cili ka luftuar e vepruar në Itali, Vllahi, Serbi, Greqi, Bullgari, Traki dhe Maqedoni: DHIMITËR NIKOLLA – OBSHTI, së paku 30 vjet para krijimit të Organizatës së Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Odrenesë (VMORO-së/VMRO-së) më 1892, e cila nga studiuesit e sotëm gabimisht njihet si nismëtare e idesë për brumosjen e identitetit të veçantë të popullit maqedonas dhe krijimit të Maqedonisë Autonome (sot shteti i pavarur i Maqedonisë Veriore).
*APOSTULL m.
1. fet. Secili nga dymbëdhjetë pasuesit e Krishtit, që predikuan mësimet e tij sipas besimit të krishterë;
2. fig. libr. Mbrojtës dhe përhapës i zjarrtë i një ideje, i një doktrine etj. Apostull i lirisë dhe së vërtetës. Apostull (prijës, ideolog, udhëheqës) i idesë kombëtare.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!