SHTETI “4.81%” I BABËZI EDMONDIT!

30
Sep
2024

Nga Sheradin Berisha
Shqipëria është një vend laik dhe i larmishëm fetar, pa fe zyrtare. Liria e fesë, besimit dhe ndërgjegjes garantohet sipas kushtetutës së vendit.
Rrjedhimisht Shqipëria është e njohur për tolerancë të gjerë fetare. Sipas Censit të 2023, të kryer nga INSTAT, Shqipëria ka:
– 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë.
– 1,101,718 (45.86%) e banorëve në Shqipëri janë myslimanë,
– 201,530 (8.38%) katolikë,
– 173,645 (7.22%) ortodoksë,
– 115,644 (4.81%) bektashinjë,
– 9,658 (0.4%) ungjillorë,
– 3,670 (0.15%) besimtarë që i përkasin besimeve të tjera,
– 332,155 (13.82%) besimtarë pa denominim,
– 85,311 (3.55%) ateistë dhe
– 378,782 (15.76%) të padeklaruar.
***
Sipas këtij regjistrimi zyrtar, Shqipëria ka 115, 644 [njëqind e pesëmbdhjetë mijë e gjashtë qind e katërdhjetë e katër) bektashinjë ose 4.81%!
Dhe Edi Rama (ky Baba Edmondi i Shqipërisë), duke e trajtuar këtë vend, si pronë private, ka publikuar projektin për themelimin e “Shetit Sovran Bektashi” në një copë të Tiranës!
Ky projekt (sipas kushtetutës) cënon shtetin unik e të pandashëm të Shqipërisë dhe përdhos vullnetin e sovranit! Prandaj ky babëzi duhet të ndalet me forcën e ligjit dhe jo vetëm!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk