Si i vodhi Elvis Naçi miliona euro që mblodhi për tërmetin. A është dyqani i syzeve pjesë e pastrimit të parave dhe pse është thirrur në SPAK
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Elvis Naçi me fondacionin e tij familjar Firdeus ka vjedhur rreth 5.7 milionë euro nga 9.5 milionë euro të mbledhura pas tërmetit që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019.Një vit pas tërmetit, kur kishte mbledhur paratë, befas Naçi hapi një dyqan luksoz syzesh, ndërsa bëri thirrje që njerëzit të luteshin që t’i ecte mbarë pazari.
“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano, qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”, shkruante Naçi në Facebook.Nuk dihet nëse këtë dyqan e ka ngritur me paratë e mbledhura për tërmetin, pasi Naçi ka disa linja mashtrimi dhe përvetësimi parash.
Skema kryesore konsiston në mashtrimin me koston e operacioneve, skemë për të cilën do të flasim në vijim me dokumente.Nëse një operacion kushton 20 mijë euro, në letra deklarohet 100 mijë euro, duke vjedhur kështu paratë.Nga ana tjetër mbetet mister se pse Naçi është thirrur në SPAK kohët e fundit.
Skema e vjedhjes së parave për tërmetin
Elvis Naçi ka deklaruar që ndihmat e mbledhura nëpërmjet fondacionit Firdeus, për rastin e tërmetit, kapin vlerën e mbi 9 milionë eurove.Në 12 gusht të vitit 2020, Fondacioni Firdeus, përfaqësuar nga Elvis Naçi dhe Ministria e Shtetit për Rindërtim nga Arben Ahmetaj, dhe Fondacioni Firdeus, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e 168 banesave për të pastrehët në Thumanë.
“9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit“, thuhej në njoftimin zyrtar.
Nga të dhënat që ka siguruar Prapaskena, 160 shtëpi të ndërtuara nga Naçi dhe Ahmetaj me paratë e mbledhura nga Fondacioni Firdeus, përfshijnë në total rreth 13 mijë m2 ndërtim.Një banesë është mesatarisht 80 m2. Qeveria hoqi TVSH dhe të gjitha taksat, duke ulur në maksimum koston e ndërtimit. Kostoja e ndërtimit nuk kalon më shumë se sa 300 euro metri katror.Kujtojmë që në periferi të Tiranës, fondacione të tjera kanë ndërtuar shtëpi me kosto edhe 215 euro m2.Rreth 13 mijë m2 ndërtim, pra 168 banesa, kushtojnë 3.8 milionë euro. Fondacioni Firdeus ka deklaruat mbi 9 milionë euro donacione, plus 500 mijë euro që ia ka dhënë JOQ. Pra në total 9.5 milionë euro?
Ku shkuan 5.7 milionë euro?
5.7 milionë euro kanë avulluar në fondacionin e errët dhe familjar të Elvis Naçit. Nuk dihet nëse në këtë operacion hajnie ka marrë pjesë edhe Arben Ahmetaj (Tigri), stari i korrupsionit në nivelet e larta, i cili shfaqet kudo ku ka para.
Pastrim parash me spitalin?
Në nëntor 2019, fondacioni bamirës “Firdeus” i drejtuar nga hoxha popullor Elvis Naçi, tërhoqi vëmendjen mediatike kur u zbulua se pati blerë 100% të aksioneve të një spitali privat të vogël me emrin Continental për një shumë prej 350 mijë eurosh.Hoxha që grumbullon donacione në ndihmë të të varfërve, u ekspozua në këtë rast për fuqinë financiare të fondacionit Firdeus.Naçi u mbrojt duke argumentuar se spitali do të shërbejë, mes të tjerash për të ofruar shërbim shëndetësor për njerëzit e varfër.Por ajo që nuk u vu re në atë kohë ishte gjendja financiare e kompanisë që u ble për këtë shumë.
Spitali Continental në fakt rezulton një sipërmarrje me humbje të vazhdueshme financiare, sipas të dhënave të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe bilanci i publikuar për vitin 2020 tregon se kompania ka vijuar të humbasë shuma të mëdha parash edhe pas blerjes nga Firdeus.
Këto humbje që arrijnë në total 160 milionë lekë dhe që kanë ngrënë të gjithë kapitalin themeltar të kompanisë, nuk e penguan Kryegjyshatën të paguajë një shumë të konsiderueshme për blerjen e saj, në një blerje që nuk bën shumë sens nga pikëpamja ekonomike por që dukshëm reflekton fuqinë financiare të organizatave bamirëse.
Continental është krijuar si kompani në vitin 2015 me kapital themeltar prej 100 milionë lekësh ndërsa në vitin e parë të operimit më 2016, humbi 55.6 milionë lekë.Humbjet ishin 55 milionë lekë të tjera në vitin 2017, ndërsa kompania doli me një fitim minimal prej 3.5 milionë lekësh në vitin 2018. Më 2019, kompania humbi 29 milionë lekë të tjera për një total humbjesh të akumuluara prej 111 milionë lekësh.Kjo ishte kompania që u ble nga fondacioni Firdeus për 350 mijë euro apo 42 milionë lekë, një kompani që kishte humbur të gjithë kapitalin fillestar prej 100 milionë lekësh plus para të tjera të marra hua.Menaxhimi i ri nuk solli ndonjë ndryshim shumë të madh. Në vitin 2020, humbjet e kompanisë Continental ishin 23 milionë lekë ndërsa kapitali themeltar i kompanisë ishte minus 60 milionë lekë.
Kriza e pandemisë që goditi Shqipërinë në vitin 2020 dhe që në përgjithësi ndihmoi shërbimet spitalore e në veçanti, shërbimet diagnostikuese të bënin para të majme, duket se nuk e ndihmoi shumë spitalin Continental.Sipas të dhënave të saj të bilancit, kompania pati të ardhura prej 234 milionë lekësh vitin e kaluar me një rritje 9% në krahasim me vitin 2019 por kjo nuk ndihmoi për të nxjerrë kompaninë nga humbjet.
Këto humbje maramendëse dhe të vijueshme përgjatë shumë viteve nuk e penguan Kryegjyshatët Botërore Bektashiane të firmoste një kontratë për ta blerë spitalin për 850 milionë lekë.Kontrata u firmos nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj për blerësin dhe Ilir Naçi, drejtor ekzekutiv i fondacionit Firdeus për shitësin.Blerësi do të duhet të shpresojë që kompania do të realizojë fitime neto prej së paku 145 milionë lekësh për të mbuluar humbjet e akumuluara dhe për të shlyer çmimin e paguar për blerjen.
Fondacioni familjar
Anëtarët e bordit drejtues të fondacionit janë themeluesi Elvis Naçi dhe Muharrem Naçi, babai i Elvis Naçit, tashmë i ndjerë. Pasi Muharrem Naçi ndërroi jetë, Elvisi e zëvëndësoi me Marvin Naçin, i cili është djali i xhaxhait, kushëriri i tij i parë.
Pjesë e bordit është edhe Florian Brinja, i cili është djali i tezes së Elvis Naçit.Më pas bordit i shtohen si anëtarë të rinj, Fatime Naçi, e cila është bashkëshortja e Elvis Naçit dhe Andi Qinami, që është baxhanaku i Elvis Naçit. Si drejtor ekzekutiv i fondacionit shërben Ilir Naçi, i cili është vëllai i Elvis Naçit.
E gjithë piramida e drejtimit të këtij fondacioni, është në fakt e përqëndruar në duart e familjes Naçi, vëllezërve, kushërinjve dhe njerzve me lidhje të ngushtë familjare me ta, pra rrjedhimisht çdo vendim i këtij fondacioni, është vullneti dhe dëshira e njerëzve të lidhur familjarisht me Elvis Naçin.
Ndryshe nga bordet e fondacioneve, që përgjithësisht përbëhen nga intelektualë apo njerëz të shquar me kontribute në shoqëri, në rastin e fondacionit të themeluar nga Elvis Naçi, bëhet fjalët për njerëzit e tij të afërt, që i sigurojnë, kontroll absolut mbi vendimet e fondacionit.
Por, pavarësisht se drejtimi i fondacionit ka karakter klanor dhe duket si një strukturë e vogël familjare, shtrirja e fondacionit dhe punët e kryera prej tij, janë të një përmase gjigande. Një makineri e madhe, e cila ka qarkulluar miliona euro, të dhuruar nga shqiptarët, për bamirësi.
/ Mar nga Revista Prapaskema/
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!