Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
SI TA SHPJEGOJMË KËTË LLOJ URREJTJE.
Autori i këtij libri Xhemil Zeqiri edhe pse prej dekadash jeton në Danimarkë, asnjëherë nuk ka reshtur së punuari për çështjen kombëtare direkt edhe në ngjarjet më të rëndësishme të rënies së ish-Jugosllavisë por edhe në kontakt me shumë veprimtarë, autoritete dhe bashkëpunëtorë në gadishullin Skandinav dhe në Europën Perëndimore.
Aktiviteti i tij si një gazetar hulumtues e vrojtues direkt i ndryshimeve lindje perëndim, na sjell fakte të cilat edhe shumë studiues të tjerë i kanë anashkaluar, apo më qartë, pa u dhënë shpjegime.
Faktet me dëshmi të argumentuara edhe me burime historike shtjellohen larmishëm për vetë gamën e tyre e cila mund të shërbejnë si pikënisje e studimeve shkencore aty ku edhe historia ka nevojë të plotësohet me të dhëna biografiko-historike..
Publicisti, Xhemil Zeqiri i atakon direkt të gjithë manipuluesit që u vunë në shërbim të sistemit titist për interesa personale dhe më vonë me kapërcimet e tyre u ndodhën në qerre të huaja, të tjera.
Bindjet dhe analizat e z.Xhemil Zeqiri për të vërtetën, për vetëvendosjen kombëtare, ai e ka shtjelluar edhe në librin e tretë të tij,
“E VËRTETA BËN ARMIQ” por e rithekson tek ky libër se:
“Ne, kemi të drejtën: për “ribashkim kombëtar”!…
Ndaj, për ta çuar në fund dëshirën e të gjithë shqiptarëve, ai iu ka dërguar shumë letra redaksive të ndryshme, jo vetëm në Danimarkë, por, edhe Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon për çështjen e Kosovës, për një zgjidhje demokratike.
Le t’ia lëmë lexuesit që ta shfletojë këtë libër mjaft interesant për zhvillimet e ndryshme në jetën politiko-shoqërore të shqiptarëve etnikë në trojet e tyre.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!