Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Nga shekulli i 19-të deri në shekullin e 21-të, së paku 4.981 vendbanime u riemërtuan nga gjuha burimore shqipe në gjuhën greqishte të re vetëm në rajonin e Atikës në Greqi!
Kjo politikë shoviniste kundër autoktonisë dhe qenies shqiptare është ndjekur edhe nga shtetet e tjera fqinje, Serbia, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi, sidomos nga viti 1878, 1913, dhe Maqedonia ish-jugosllave nga viti 1945.
(Pula: Pulevski-Puleviç-Pulas-Puloglu; Ceka: Cekoviç-Cekov-Cekovski; Hasan: Hasanov-Hasanoviq-Hasanovski-Hasanas-Hasanoglu, Kuçi: Kuçeviq-Kuçov-Kuçovski-Kuças-Kuçoglu etj.)
Siç mendon politika shoviniste e pushtetit në Greqi, nuk mendojnë edhe qytetarët dhe shumica e studiuesve grekë, që pushteti grek i ndryshoi thuajse të gjithë emrat në gjuhën shqipe të zonave, të krahinave, rajoneve, qyteteve e katundeve; të fiseve, familjeve dhe njerëzve; të maleve, fushave, lumenjve, kodrave e livadheve, deri edhe gjërave më të imëta.
Si u tentua të zhduket gjuha shqipe vendëse (Arvanitika) në Greqi?
“Komisioni i Toponimeve i Greqisë, detyra kryesore e të cilit është të ndryshojë të gjithë emrat e vendbanimeve dhe komuniteteve, të cilët e kontaminojnë dhe shpërfytyrojnë pamjen e vendit tonë të bukur, si dhe japin një arsye për përfundime etnologjike të pafavorshme për popullit grek, që përdorin kundër nesh popujt rivalë, vendosen me urdhër të Ministrisë së Brendshme, që të intensifikojë përpjekjet për zëvendësimin e emrave ksenofob me ata grekë. Por zgjedhja e një emri të ri nuk është aspak e lehtë. Kërkohet njohja e saktë e vendit, të cilën anëtarët e Komisionit me banim në Athinë nuk e kanë. Për këtë, Komisioni vendosi t’u besohet përfaqësuesve vendas sovranë të jetës shpirtërore të Greqisë, mësuesve publikë” [Houliarakis 1973, f. 209].
“Vullneti për të ringjallur, me këtë masë, lashtësinë për të lidhur të tashmen e Greqisë me të kaluarën e saj të lavdishme, për të lindur rivalitete midis grekëve me kujtimet e vjetra, për t’i dhënë jashtë vendit një imazh klasik të Greqisë dhe për të pasuruar më në fund modernen. Gjuhë greke, me emra grekë dhe tingëllues” [Ioannis Kolettis, ministër i Brendshëm i shtetit të ri grek].
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!