Si u shkatërrua mbrojtjen e shtetit?!

22
Sep
2024
Huazuar nga A2 Televizion

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Shkatërruam mbrojtjen e shtetit”. Specialisti zbulon vlerën e industrisë shqiptare të armëve gjatë regjimit komunist

Shqipëria ka pasur një industri të zhvilluar ushtarake, të cilën e shkatërroi me duart e veta pas viteve 1990. Kështu tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, Memush Habilaj, ish-specialist pranë Laboratorit Qendror të Kërkimeve Kimike të Ushtrisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne kemi pasur një industri mjaft të mirë për prodhime të ndryshme që i nevojiteshin mbrojtjes në tërësi. U shkatërrua si shumë degë të industrisë. Do paguajmë dy herë, një herë kur është investuar në fillim dhe tani pas prishjes riinvestojmë prapë. Industria me sa di unë e ushtrisë, duke pasur rreth 20 uzinë dhe kombinate si dhe 20 uzina dhe linja ndihmëse që ishin jashtë sferës së ushtrisë ka pasur një vlerë në total rreth 11 miliardë dollarë në vitet 1980. Kanë qenë komplekse të jashtëzakonshme, për shembull kombinati i Poliçanit, uzina e Mjekësit, e cila vetëm vlera e pajisjeve dhe teknologjisë ka kushtuar në vitin 1980, 120 milionë dollarë”, tha Habilaj.

“Që nga vitet ’90 është ndjekur një politikë e shkatërrimit ekonomik dhe aftësive mbrojtëse të shtetit tonë. Deri sa ato uzina që kanë kushtuar shuma marramendëse u kthyen në mbeturina. Nëse shteti nuk kishte mundësi për t’i mbajtur mund t’i ruante dhe t’i rigjallëronte në momentin e duhur. Por këtu u shkatërruan të gjitha dhe tani duhen ringritur”.

(A2 Televizion)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk