Sipas përrallave të vëllezërve Grim tregohet se mbretëresha në dimër ishte duke qëndisur pranë dritares dhe priste lindjen e fëmijës, ndërkohë nga pakujdesia thumbon gishtin dhe tri pika gjaku bien në pëlhurë. Ngjyra e gjakut shkëlqente aq bukur ndaj borës së bardhë, prandaj mbretëresha dëshironte të lindte një fëmijë të bardhë si bora, të kuqe si gjaku dhe me flokë të zi si abanozi. Pas një kohe mbretëresha lindi një vajzë të bardhë si bora, me faqe të kuqe si trëndafili dhe me flokë të zeza si fildishi, prandaj mbretëresha e pagëzoi Borëbardha. Fatkeqësia familjare ndodhi se pas lindjes së vajzës, mbretëresha vdes, dhe pas një viti babai martohet me një grua tjetër. Vitet po kalonin dhe Borëbardha që ishte një vajzë e bardhë si bora, me buzë të kuqe si trëndafili dhe me flokë të zi si abanozi po rritet. Për fat të keq, njerka e saj ishte mbretëreshë shpirtligë, e cila për të mbetur më e bukura e vendit, prej gjuetarit kërkon që Borëbardha të vritet. Mirëpo gjuetari vajzën e re dhe të bukur e liron të shkojë udhës së vete, dhe në vend të zemrës së saj, njerkës ia dorëzon zemrën e sorkadhes. Njerka zemrën e kollofiti me kënaqësi, e bindur për zhdukjen e saj.
Që Borëbardhën e mbronin edhe kafshët e pyllit tregon ngjarja, e cila duke ikur me kalë prej njerkës, hendekun e madh e kalon me një kërcim, ndërkohë që shërbëtorët e njerkës me kuajt e tyre bien në humnerë. Kështu veprohet për shkak se vajza bukuroshe kërkonte liri, e cila më me ëndje do të vdiste se të mbetej e robëruar nën dhunën e njerkës. Prandaj kur dikush vendos të luftojë për liri, ose do të fitojë, ose do të vdes, rrugë tjetër nuk gjendet. Duke ecur në pyllin e madhe të pafund, Borëbardha takohet me kafshë që e shoqërojnë, pastaj shkon në kasollen e shtatë xhuxhëve. Siç duket përralla nis dhe mbaron me antitezë, sulm nga ana e njerkës dhe mbrojtje nga ana Borëbardhës.
Njerka e saj është grua e pashpirt, dëshiron që patjetër të jetë më e bukura në vend, me sakrifikimin e vajzës fisnike e të bukur, bën çmos që dëshira e zymtë t’i plotësohet. Bukuria e njerkës është bërë kompleks, prandaj ajo çdo ditë shikohet në pasqyrën magjike; mirëpo një ditë pasqyra i përgjigjet se Borëbardha që jeton te shtatë xhuxhët është më e bukur. Ndërkohë mbretëresha tronditet dhe prej zemërimit pasqyrën e thyen duke përplasur në dysheme. Po a gjendet pasqyre në botë që nuk e thotë të vërtetën, po të mos ishte pasqyra e sinqertë, njerëzit do të dukeshin pak më ndryshe, prandaj pasqyra e pësoi vetëm pse tregoi të vërtetën që Borëbardha është më e bukura e dheut.
Në dallim me Borëbardhën që i rrezikohej jeta prej njerkës dhe vazhdimisht duhej të mbrohej, kësulëkuqja nuk iu përmbajt këshillës së nënës që të mos hutohet udhës, dhe të shkonte drejt te gjyshja në fshat. Duke ecur në udhës vogëlushja takon ujkun dhe bisedon si me një dashamir, ndaj gjatë bisedës pa të keq tregon për gjyshen që jeton në fshat. Ajo ishte e vogël, nuk dinte që po bisedonte me armikun më të madh të njeriut. Megjithatë mosha e re e vajzës nuk mund të mbante premtimin e nënës dhe të mos mashtrohet nga fjalët e këndshme të ujkut grabitqar.
Në fund shtoj, se emrat e personazheve në përrallat e Grimit kanë kuptime simbolike, kur mbretëresha lindi vajzën, ishte e bardhë si bora, prandaj e pagëzoi Borëbardha. Me të drejtë mund të thuhet se lexuesit rriten me përrallat e Grimit dhe plaken me dramat e Shekspirit. Pastaj vogëlushja që kishte kësulën e kuqe, të cilën ia kishte thurur gjyshja, u quajt Kësulëkuqja. Në radhë vjen përralla “Agimi e Shpresa”, në të cilën gjatë natës prindërit e varfër i largojnë fëmijët që ishin vëlla e motër, mirëpo Agimi në mëngjes kthehet në shtëpi, ndërsa Shpresa, është motra që në kasollen e shtrigës ia shpëton jetën Agimit. Vetë përralla “Hirushja” tregon që personazhi si vajzë jetime ka qenë e shtypur nga njerka me gjithë bijat e saj. Ajo rritej nën kujdesin magjik të nënës së vdekur. Derisa vajzat e njerkës të veshura me rroba të bukura ishin të lumtura, Hirushja jetime e lodhur nga punët e rënda e të mundimshme ishte me rroba të pista, që ia fshihnin bukurinë e saj. Mirëpo një ditë bukura e saj mori dhen, prandaj princi me anën e këpucës së majtë e gjeti vajzën që i pëlqente dhe martohet.
(Me këtë shkrim kam zënë vendin e parë në kursin e gjuhës suedeze në ABF në vitin 1994)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!