Pesë piketat që nguli E. Çabej në studimin e etnognezes së shqiptarve, përsa i perket teorsë pellasge të prejadhjes ,vazdhdojnë dhe sot e kësaj ditë të zbatohen me fanatizem nga Akademia e Shkencave Shqiptare.
****
E.Çabej në gazetën Rilindja, Prishtinë 23.VII.1977) shkruante: «Në shekullin e kaluar
u përhap shumëkund hipoteza «se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve» .
Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italisë.
Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera»
(Pra poetet shqiptare te Italise dhe shqiperisë-ështe fjala për Rilindasit që i quan që paten një frymzim poetik e romantik dhe kështu nguli keshtu Piken e PARË, kundër pellasgeve: K.M.)
“«Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë». Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike.Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja”.
(Pra Çabej, zgjodhi tezen e Herodotit i cili nuk e kuptonte gjuhen pellasge, duke e quajtur «barbare» por Herodoti kishte thenë se dy zona Crestona dhe Plakia flisnin akoma pellasgjisht dhe se Ishulli i Lemnosit në shekullin V p.e.s, banohej fizikisht nga pellasgë, dhe se atje ishte gjetur dhe një shkrim “Stela e Lemnosit” te cilin nuk e mori kurrë mundimin që ta perkthente, siç bëri Nermin Vlora Falaschi, të ciles nuk ja njohu kurrë, studimin e saj.
Gjithashtu Çabej nuk e kujton fare filozofin e madh i ashtuquajtur Grek: Platonin që thoshte se gjuha pellasge mund të duket «barbare» për shkak të vjetersisë së saj dhe të nderhyrjeve që i kishin bërë dijetaret «gjuhes kionë», të ashtuquajtur Greke. Kështu Çabej pa asnje shpegim e merr per bazë herodotin dhe Stabonin kur i ka intereruar per argumentin e tij por Herodoti, Staboni e shume të tjetë kane folur per ekzistencen e Pellasgeve dhe në Dodonë e kudo tjeter por kjo nuk i intereson Çabejt. Ai u mjaftua me ate që pellasgët flasin nje gjuhë «Barbare» dhe jo greke dhe kjo ishte e mjaftueshme per të mohuar pellasgët.Pra ai keshtu nguli Piketen e DYTE. K.M.)
Më pas Çabej për pellasgët thotë: “I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane”. “Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete”.
Pra, Çabej edhe pse tregon territorin ku banonin pellasgët, (natyrisht sipas autorve antik) ai nuk e mori kurrë mundimin që ti studiojë se çfarë monimentesh lanë pellasgët, kudo që gjendeshin, çfarë mitesh, çfarë besimi e emra hyjnishë kishin, çfarë emrash e toponimesh kishin ato zona, e duhet të kishte zbritur dhe tek shume shkrime në gurë e çeramike të cilat edhe pse të shkruara me nje alfabet i ashtuquajtur grek i lashtë ne fakt kishte qenë pellasg sipas Diodorit te Sililisë. Por të gjitha keto nuk i interesojnë se bijen ndesh me tezen e tij të mohimit të Pelleasgeve dhe të kultures së tyre siç benë greket që i pervetsuan të gjitha duke bëre manipulime si dhe europianet që i dirigjuan dhe kështu pellasget u zhduken si “shurra e pules”, u bënë mjergull dhe tymajë. Ketu Çabej nguli Piketen e TRETË kunder Pellasgeve.K.M.).
“Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye (cilat ishin «shumë arsyet» nuk i thotë; pra e ngul Piketen e KATERT : K.M.), -dhe vazhdon-“edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore «një birëri pellazge të popullit shqiptar”.
(Pra me bindje Çabej e ka perjashuar ketë prejardhje të mundshme të shqiptarve nga pellasgët; duke ngulur kështu Piketen e PESTË: K.M.)
***
Pra mund të themi se këto pesë piketa të ngulura nga Çabej kanë vazhduar sa qe gjallë ai por dhe tani që nuk jeton më,nga Akademia e Shkencave shqiptare dhe kushto studiues i çfardo niveli çoftë ai për të thenë të pakten dhe ate me etiken anatemohet: romantik, parashkencor, entusiast etj., dhe për të thënë më të madhen anatemohet “sharlatan” siç ishte rasti i peticionit…Kështu në këto “Pesë Piketa” ecen sot e gjithë akademia zyrtare dhe në bllok nuk lejojne të futen në radhet e tyre askush që mendon ndryshe nga keto percaktime. Ato janë mbyllur në një «Bunker të Çeliktë çelasat e tyre i mban politika dhe ideollogjia dhe kanë shkeputur kontaktin me realitetin: me të rejat e sotme të shkencës, zhvillimin informacionit e të teknologjisë së sotme, duke u bërë kështu një pengesë e madhe për studimet alternative pasi nuk mirpresin asnje provë apo fakt të ri. Pra ato po i qëndrojnë besnik idealit të Çabejit dhe amanetit të tij.
Me ketë nuk duam të themi se Çabej nuk ka merita studimore, (në pikpamje të tjera që kerkojnë trajtim të veçanë), por duam të theksojmë se besniksria e Akademisë ndaj «Pesë piketave të tij për pellasgët» po tregohet shumë efikase dhe pyesim dhe sa kohë do të vazhdohet kjo gjendje…??? Besoj se është koha për reformimin e Akademisë së Shkencave por shtrohet problemi kush do ta bëjë????
_____
Kol Marku- Itali
08.02.2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!