A është kjo drejtësi apo tallje? Një terrorist serb, i dënuar për terrorizëm, lirohet me kusht dhe kapet duke u arratisur në Serbi?! Kjo nuk është drejtësi – kjo është kapitullim para krimit dhe strukturave të Serbisë!
Si mundet që një i dënuar për terrorizëm të lirohet me kusht? Kush janë ata gjyqtarë që morën këtë vendim skandaloz? Kush e lehtësoi arratisjen e tij? A ka më ndonjë dyshim se sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur nga brenda dhe i kapur nga interesa të errëta?
Ky rast është fytyra e vërtetë e drejtësisë në Kosovë – një sistem që burgos të pafajshmit dhe liron terroristët! Një sistem që mbron hajnat dhe manipuluesit e zgjedhjeve, por godet qytetarët që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.
Ky është turp kombëtar dhe rrezik serioz për sigurinë e Kosovës! Në vend që të mbrojmë shtetin dhe qytetarët tanë, po lejojmë që kriminelët dhe terroristët serbë të dalin të lirë dhe të ikin për në Serbi! Kjo nuk është drejtësi, kjo është tradhti!
Kushdo që e ka lejuar këtë skandal duhet të japë llogari! Kosovës nuk i duhen më prokurorë e gjyqtarë që i shërbejnë armiqve të shtetit tonë! Drejtësia duhet të pastrohet nga themelet – përndryshe, shteti dhe siguria jonë do të mbeten peng i tradhtarëve dhe mercenarëve të Serbisë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!