Në 1997ën skema piramidale nën yshtjen presidenciale të salihut nuk ishte e para dhe e vetmja. Mesa duket populli ynë nuk mësoi nga gabimet e së shkuarës, por në një largësi kohore 70 vjeçare e përsëriti historinë brenda një brezi antropologjik.
Nga publiçistika e Nolit botuar më 1 janar 1929 në “Liria Kombëtare” Gjenevë, nr 100, mësojmë për mashtrimin financiar nëpërmjet “Bankës Kombëtare” pjesë e artikullit më poshtë;
“Ahmeti me bejlerët vjedhin nga një anë, italianët nga ana tjatër, natyrisht, më marrëveshje të plotë. Nga një gazetë e Tiranës mësojmë se, qysh paskan marrë pjesë arnautët në blerjen e aksioneve 49% që u përkasin nga kapitali i “Bankës Kombëtare”. Afati i parë paska shkuar pa blerë arnautët asnjë aksion. Ahere, “Banka Kombëtare” me shumë lutje e rixha, paska dhënë një afat të dytë jo më për 49% të aksioneve, po vetëm për 30%. Qeveria ftoi arnautët t’i dorëzojnë paratë për të blerë këto aksione. Arnautët ia dorëzuan, dhe presin akoma aksionet, të cilat s’duken. Pastaj, u muarr vesh që “Banka Kombëtare” nuk u njeh arnautëve të drejtën të blejnë 30% të aksioneve. Ahere arnautët hoqnë dorë nga aksionet dhe kërkojnë paratë prapë, po qeveria s’u jep as aksionet, as paratë.”
Noli shkallën e krimit financiar e përshkruan me këto fjalë si për fat të ironisë që u përsërit nga kopili i zogut saliu 7 dekada më vonë nëpërmjet firmave piramidale dhe përqindjet stratosferike për të grabitur edhe një herë në emër të mbretit zog paratë e arnautëve. Noli shkruan, “Gërvishtni historinë e të gjitha skandaleve financiare të botës dhe nuk do të gjeni asgjëkunt një batakçillëk kaq të poshtër të kombinuar me një tradhësi kaq të paturpshme prej një qeverie mi kurris të popullit”.
Me pak fjalë Noli është aktual edhe 1 shekull më pas në lidhje me krimet e përsëritura të taborit zogist me pasardhës firmëtar salihun e viçidolit.
Prandaj për aq kohë që do të adhuroni, admironi, votoni, mbështesni, promovoni, nderoni, përkujtoni kriminelë me kostume qeveritare fatkeqësitë do ju përsëriten me përllogaritje matematikore pa marsh gabimi statistikor. Për aq kohë që me vetëdije kriminalizoheni personalisht, familjarisht me element të tillë antishqiptarë pa dyshim që do të vuani pasojat e ligësisë dhe tradhëtisë suaj te vetja dhe pjellat që lini pas, ashtu siç po vuani pasojat e vendimeve tuaja tridhjevjeçare në përditshmërinë që po ju shtrydh pikat e fundit të jetës në emër të babëzisë e lakmisë suaj familjaropolitike. Justifikimet tuaja se nuk i dinit këto info nuk ju lehtëson vuajtjen dhe përgjegjsinë e fajit, përkundrazi pësimi duhet t’ju bëhet mësim që të mos të ndikoheni nga figura antikombëtare si, konica, fishta, zogu, peçi, marka gjoni, berisha, meta, kryemadhi, basha, rama e të tjerë kopila si këta ndër shekuj deri në ditët e sotme. Nëse nuk arrini të dalloni të mirën nga e keqja, ligësinë, mashtrimin nga e vërteta dhe e drejta, atëherë jeni meritues të fatit/jetës tuaj. Kështu shprehen ata librat e feve tuaja që jo vetëm që nuk i njihni, por na çani dërrasat sikur jeni njohës, besimtarë të devotshëm kokrra e injorantëve.
Me dy fjalë, thjesht, saktë, bukur;
Mos u ankoni që vuani! Koka bën koka pëson! Kaq!
Ps. Në ’97ën edhe unë trape si ju kam qënë, por isha kalama biologjikisht plus që isha në mërgim dhe këto disi më amnistojnë! Me kalimin e kohës u mundova disi të mbush!
/Nga Arkivi i diplomacis.dk/
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!