SOCIALISTËT E THJESHTË!

22
May
2023

Nga: Gjon Bruçi
Që të kuptojnë se kush është në krye të Partisë së tyre të zemrës PS, alias RILINDJA:
Ju rekomandoj:
1.-Të ndjekin në “You Tube” takimin e Kryesocialistit Edi Rama, me socialistët e Shkodrës, me datën 19 maj 2023 në Teatrin “Migjeni” të qytetit.
2.- Të lexojnë statusin e Ministres së Ramës, Elisa Spiropali, në fejzbuk, tekstin e të cilit kushtuar “50 vjetorit të revoltës së të burgosurve të Spaçit”, po e afishoj këtu më poshtë:
Nëse i shikoni dhe i lexoni këto dy materiale, atëhere, ju socialistët në pushtet dhe ju mbështetësit e tyre, nuk keni asnjë të drejtë të irritoheni me Agron Tufën dhe Çelo Hoxhën, ( I pari ish Kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit – tani në ekzil; dhe i dyti kreu aktual i këtij Instituti), të cilët, me rrogat e qeverisë Socialiste, hedhin poshtë LANÇ dhe emërtojnë si kriminelë, rreth 250 ish luftëtarë dhe komandantë të formacioneve të Ushtrisë Partizane Shqiptare të LANÇ të Popullit Shqiptar.
————————
Elisa Spiropali
“Hedhja në erë me dinamit e kishave dhe e xhamive, përdhosja e vendeve të Kultit në përgjithësi, burgosja dhe pushkatimi i klerikëve, e shumë krime të tjera, janë nga tmerret dhe turpet historike më të rënda që na kanë ndodhur në të kaluarën diktatoriale komuniste.
Këto krime vërtet i urdhëroi diktatori dhe regjimi. Por pa mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e një numri shqiptarësh këto llahtare nuk do të kishin ndodhur.
Megjithatë, në kushtet kur zia komuniste kishte pllakosur botën, shqiptarët nuk ndenjën duarkryq. Duke filluar me Kryengritjen e Postribës, që është e para kryengritje antikomuniste e krejt Lindjes, e duke vazhduar me disa të tjera, prej të cilave njëra nga më të rëndësishmet është
Revolta e Spaçit të cilën e përkujtojmë sot, dëshmon se shqiptarët kanë një bilanc antikomunist me të cilin mund të krenohen.
Nder e lavdi heronjve të Spaçit dhe të tjerëve që duke rrezikuar jetët e tyre mbajtën ndezur zjarrin e Lirisë”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk