Sot iku në amshim veprimtari moçëm nga Çikago, Illinois, Tefik Ashiku

16
Oct
2023
Nga : Ramazan Bekteshi


‘Batalioni’ i veprimtarëve shqiptarë vazhdon të rrallohet. Sot iku edhe një mohikan që veproi në tokën e Linkoln-it, që nga viti 1968.
Vepimatari Tefik Ashiku veprimtarinë patriotike e filloi në Gjermani në mesin e viteve të 60-ta, për ta vazhduar këtej Atlantikut, në SHBA gjer në frymën e fundit. Ai punoi me përkushtim për çështjen kombëtare dhe ishte një nacionalist i pakompromis që e deshi Bashkimin Kombëtar me kembëngulësi, dhe njëkohësisht ishte edhe një antikomunist i vendosur.
Balli Kombëtar dhe Lidhja Kosovare, ishin këto dy organizata që Tefik Ashiku bashkëveproi një jetë të tërë, në gjirin e sëcilës poashtu vepronin edhe Abas Ermenji, Luan Gashi e kolosë tjerë të çështjes kombëtare. Z. Tefik ishte nje burrë i urtë, bujar që si deshi frakcionet, dhe grindjet e shqiptarëve por si një katalizator bashkëpunoi me të gjithë ata që vepronin për çështjen e pambaruar shqiptare.
Tefik Ashiku ishte në ballë të të gjitha fushatave kombëtare, në ballë të fushatave për miqtë tanë në Kongres e Senat, në kampanjat presidenciale, dhe kudo që nevoitej ndihma e tij. Ishte pjesëmarrës në demonstratat e organizuara kundër dhunës sllave, në demonstratat për liri e pavarësi të Kosovës jo vetëm në Çikago por edhe në Detroit, Nju Jork, para selisë së OKB-së, në Washington DC, përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në Kapitoll Hill, si dhe në Dayton, Ohio.
Sjellja e një burri te urtë e bujar, veprimtaria e tij e gjatë vullnetare, dhe fuqia e tij bashkuese do të mbeten si kujtim i paharrueshëm kolektiv i komunitetit shqiptaro-amerikan në Illinois dhe më gjërë për veprimtarin e respektuar. E pastë të lehtë dheun në vendin e tij ku deshi të prehet në Kërçovën e tij dhe shumë trimave ndër ta edhe dy kryetrimave, dy Mefailat e Zajazit, dy bashkëluftëtarët e Xhemë Gostivarit, që i adhuronte fort.
Foto: (1) Tefik Ashiku
Foto: (2) Nga e djathta: Tefik Ashiku, R. Bekteshi, M. Skenderi, J. DioGuardi (majtas). Qershor 1990, AACL Chicago Chapter Diner

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk