Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Zenel Islam Shkreli
8 qershor 1925
– 9 korrik 1961
Sot, më 8 qershor, im atë, Zenel Islami, i fisit të Shkrelajve nga Dedaj-Shkrel të Pukës, do të ishte 100 vjeç.
Jetoi vetëm 36 vite.
Halla ime, motra e madhe e tij, më tregonte se kishte lindur në pasditen e 8 qershorit dhe të nesërmen në mengjes e kishin vënë djepin në patalogun ku ishin dy qershi të mëdha, me kokrra flake të kuqe, që quheshin bojlie.
Nxënës i Migjenit.
Gjimnazist në Shkodër
Partizan.
Sekretar i parë I Komitetit të Partisë në Pukë – 20 vjeçar.
Sekretar i parë i Komitetit të Partisë Lezhë.
Drejtues i përkohshëm i Komitetit të Partisë Shkodër.
Mbaroi studimet për Filozofi në Universitetin e Moskës me rezultate të shkëlqyera.
Sekretar i Partisë dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Elbasanit, ku
përfshiheshin Elbasani, Cerriku, Belshi, Librazhdi, Gramsh, Peqini…
Migjeni, Lazër Radi, Teufik Gjyli, Nonda Bulka, Ibrahim Çavolli, Moikom Zeqo, Dritëro Agolli etj kanë shkruar për figurën e tij.
Ishte nxënës i Migjenit, dhe nuk do të ketë qenë një nxënës i zakonshëm, për të cilin poeti I madh do të shkruante:
“ Zeneli është si ajo toka e pëlleshme, ku fara e hedhun dosido, zen, rritet e jep fryte ma tepër se pritet “.
E shkurtër jeta e tij, e gjate dhe e pafund kujtesa për të.
8 Qershor, 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!