Sot në Tetovë promovohet libri i Xhemil Zeqirit ‘’Në mbrojtje diplomatike të çështjes Shqiptare’’
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në kuadër të festave të nëntorit të organizuara nga Komuna e Tetovës, sot me fillim nga ora 12:00 në Sallën e Këshillit Komunal në Tetovë përurohet libri ‘’Në mbrojtje diplomatike të çështjes Shqiptare’’ me autor Xhemil Zeqiri, njofton Portalb.mk.
Profesori Arsim Sinani, recenzent i librit ka theksuar se ky libër është një dëshmi historike për rolin e diasporës për çështjen shqiptare si për Kosovën, ashtu edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Xhemil Zeqiri është një nga figurat më të rëndësishme që i ka diaspora shqiptare në Europë. Për më shumë se 4 dekada ai nga Kopenhaga e Danimarkës ka qenë një zë i rëndësishëm i çështjes shqiptare. Për Xhemil Zeqirin mund të them se në zhvillimet për themelimin e mbijetesën e Universitetit të Tetovës ai ka dhënë maksimumin e tij për ta ndërkombëtarizuar dhe për ta prezantuar denjësisht problemin e arsimit, por edhe problemet që edhe sot i shqetësojnë shqiptarët në Maqedonin e Veriut. Të gjithë faktorët e rëndësishëm nëpërmjet tij dhe shkëmendimtarëve të tij që nuk kalkuluan dhe nuk kursyen asgjë, por punuan dhe kursimet e tyre i vendosën në veprim të çështjes së Kosovës”, ka theksuarArsim Sinani.
Autori i Librit Xhemil Zeqiri për Portalb.mk tha se libri është pëlqyer shumë nga lexuesit, dhe u detyrova ta ribotoj edhe njëherë me disa plotësime.
“Në këtë libër “Në mbrojtje diplomatike të çështjes Shqiptare’’ që është një ribotim i ri dhe është i plotësuar me sa argumente nga shtypi danez dhe fotografi me publicist të njohur danez dhe shqiptar. Ky libër ka 320 faqe ku kam përshkruar intervista në shtypin danez dhe në shtypin shqiptar, pastaj dhe disa letra të hapura që janë drejtuar Ministrisë së Jashtme, Qeverisë Daneze, Këshillit të Evropës, dhe disa artikujt si komunikata, artikuj të ngjashëm që kam pasur në shtypin danez”, tha Xhemil Zeqiri.
Xhemil Zeqiri jeton në Kopenhagë të Danimarkës që prej 43 vjetësh. Rinia dhe tërë jeta e tij flet për një personazh të mahnitshëm, të cilin ndoshta mund ta përshkruante vetëm një shkrimtar i madh dhe shumë i përkushtuar. Sikur jeta e Xhemil Zeqirit të përshkruhej në një roman pa kurrfarë fantazie letrare, lexuesit, megjithatë, do të mendonin se ky është një personazh i gjallë, krejt real.
Ai e shkruan romanin e jetës me “penën” e atdhedashurisë, me shpitin e kristaltë të dashurisë për popullin e vet e kombin e vet. Përkushtimi i tij ndaj çështjes kombëtare shqiptare është i jashtëzakonshëm.
Ky përkushtim i tij është pasqyruar në shumë gazeta të huaja e shqiptare prej gazetarëve e politikanëve të ndryshëm, me të cilët Xhemil Zeqiri ka mbajtur e mban kontakte të përhershme. Fotografitë e tij dhe intervistat e tij gjenden në shumë gazeta e revista të shkruara në gjuhë të huaja.
Ky është libri i tetë me radhë i autorit Xhemil Zeqiri.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!