Komuniteti shqiptar në Danimarkë, shumica të ardhur nga fshatrat e Tetovës, përbëjnë shumicën absolute në Danimarkë,dhe si shqiptarë atdhetarë, kanë kontribuar shumë ne sensibilizimin e çështjes shqiptare dhe kauzën e saj në Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare të okupura nga ish-Jugosllavia.
Pra kërkesave të drejta që shqiptaret të jenë të barabartë në federatën/ ose konfederatën jugosllave që shqiptaret të kenë të drejtë për vetëvendosje.
Kjo ishte tepër aktive dhe e bashkuar deri në vitet 90-ta, kur erdhën në skenën politike partitë dhe partizat të ndihmuara nga institucionet sllave, pra kur u formuan partitë politike dhe shërbëtoret e shumë dolën haptas dhe filluan të punojnë në emër të partisë. Në ketë mënyrë filluan të dezirientojnë popullin dhe kërkesat popullore që ishin të ngulitura tek bashkatdhetarët tanë .kudo nëpër botë.
Danimarka dhe protestat Myslimane
– Prej kur që shkrimtari indian; Selman Ruzhdi, doli me librin e tij kundër Profetit Muhamed , intelektualët danez dhe shtëpitë botuese atij i dhanë shumë përkrahje morale dhe politike, ndër më të parët në botë.
Më vonë një piktor danez ne gazetën qeveritare daneze, “JylandPosten” i paraqiti ca piktura fyese ndaj Profetit Muhamed, në këtë rast komuniteti arab dhe myslimanët në përgjithësi filluan protesta të mëdha, jo vetëm në Danimarkë por edhe në të gjitha shtetet arabe.
Shqiptarët, të njohur në botë si një komb me tri fe nuk i përkrahën demonstratat e tyre fundementaliste.dhe kjo ishte edhe një shenjë shumë pozitive në favor të përkrahjes së mëtejshme të kauzës sonë shqiptare.
Por, mjerisht kohëve të fundit, ky imazh pozitiv për ne me keqardhje duhet të themi të vërtetën se po rrezikohet të prishet: sepse, një grup shqiptarësh të prirë nga njëfarë Prof Llukman Ferati nga fshati, Odri i Tetovës , ish- profesor i shkollës së tekstilit në Tetovë, i cili qe disa vite punon dhe banon në Kopenhagë të Danimarkës ka filluar një aksion , me hapa shumë të rrezikshëm kundër çështjes shqiptare dhe duke bërë këtë ; me apo pa vetëdije po u japin rast fashistëve serb dhe miqve të tyre të ngrenë akuza të tilla – siç ishin disa debate në mediat daneze kur parlamentari i Partisë Popullore Daneze doli kundër Pavarësisë së Kosovës duke i quajtur shqiptarët myslimanë dhe se Evropa duet të ketë parasysh se nuk lejohet një shtet mysliman në Evropë…
Kësaj propagande kundër-shqiptare po i ndihmon tani më edhe Profesori i lartpërmendur që kanë filluar të shpërndajnë çeqe për blerjen e një “Xhamie qendrore të shqiptarëve në Danimarkë.”
– Disa ditë më parë u mundova ta sqaroj atë dhe ithtarët e tij, u përpoqa të ndikoj bile dhe të mos përmendet titulli, “Xhami Shqiptare”, sepse, kjo po e dëmton fort çështjen tonë, kudo në trojet shqiptare , sepse, tani po kalojmë në një situatë tepër të rëndë dhe shumë e rrezikshme :pra, nuk kemi aspak arsye me i dal zjarrit përpara prandaj, le të shpërndahen ato çeqe si shoqatë kulturore dhe se ato 9 milion korona daneze, ju do të mundeni t´i mblidhni dhe të mos e pengoni aspak çështjen kombëtare.
– Pasi kjo far pavarësie e kushtëzuar e Kosovës dhe kemi rrethana të tjera që bota po i mban sytë hapur – se kush jemi ne, çfarë bëjmë ne, kë e përkrahim ne, – kur është çështja jonë në pyetje.
– Jo! M´u përgjigj, ai!
E quajmë Xhami Shqiptare, sepse, duhet të dihet se është xhami shqiptare!
… Dhe, vijoi: – çështjen kombëtare e shkatërruan politikanët e tipave Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ., tani së paku bile, ta mbajmë fenë , të mos e humbin se na morën ne qafë edhe politikanët tipit, Abdilhalim Kasami e të tjerë..qe, ja ky i fundit ishte i zhytur në borxhe dhe pasi u emëruar zëdhënës politik; ne, i ndihmuam UÇK- re, e jo atij qe, sot i ka keqpërdorë paratë tona, sepse, me parat tona që i vodhi,. ai ka blerë një shtëpi luksoze në Kopenhagë, e cila i ka kushtuar hiq më pak se 5 milionë korona daneze!
Pra, xhamia na duhet në Danimarkë!
Pastaj, këta danezët – shtoi ai: kanë kan nëshkruar në konventat ndërkombëtare se duhet të respektohen fetë.!
Po, mos more z, kështu!– ia ktheva; sepse as arabët turqit e askush nuk e ka të emëruar objektin e tyre si xhami , por i kanë emëruar si qendra kulturore fetare dhe aty mbahen ceremonitë që i ka një xhami.
Ju duet të kuptoni se ç´ luftë është duke u bërë ndaj fanatizmit mysliman dhe mos bëheni shkaktar ju të merrni në mbrojtje fanatizmin! dijeni mirë se ai Kryetari Llukman Ferati po e dëmtoni çështjen në përgjithësi dhe se duhet të dini se ka përgjegjësi!
Pra, Llukman Ferati, e ka manipuluar një grup të vogël të mërgimtarëve tanë përtej mase dhe se është shumë vështirë të paramendohen pasojat në të ardhmen .kur edhe vet arabët nuk kanë emruar xhami por kanë institucion kulturor në Danimarkë ku bëhen dhe ceremonitë fetare siç janë ato mortore e të tjera…
Kopenhagë, Më 17 Mars, 2008
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!