Debate
(Për të gjithë ata, që mendojnë se ndërrimi i emrave dhe mbiemrave personal do të ishte i dobishëm për shqiptarët dhe interesin e tyre kombëtar, sot dhe në këto rrethana.)
Me shkas,
Komenti i një mikut në lidhje me shkrimin tim “Si u bënë alfabetet e gjuhës shqipe, alfabete të gjuhës armene dhe të gjuhës sllave”.
Enver Vela: “Për pretendimin tënd, së pari duhet ndërruar emrat dhe pastaj mendësinë…” në origjinal , nga autori: “Per pretendim8n tend, se pari duhet nderru emrat dhe pastaj mendesine….”
Të kishin menduar shqiptarët para dy-tri shekujve, siç mendoni ju sot, kurrë nuk do të ishin zgjuar nga mendësia mesjetare, nuk do ta kishin jetësuar Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, sikur krerët e saj, Samiu, Naimi, Hasan Tahsini me shokë, të kishin pritur ndryshmin e emrave të tyre, që ta ndryshojnë mendësinë.
Edhe Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Nikolla Kaçori, Mehmet Deralla, Vehbi Dibra dhe atdhetarë të tjerë, të kishin pritur ndryshimin e emrave të tyre, qa ta ndryshojnë mendësinë, kurrë shqiptarët nuk do të kishin krijuar shtetin e tyre kombëtar, Shqipërinë e lirë e të pavarur.
Të kishin synuar e pritur ndryshimin e emrave të tyre, heroi i kombit Adem Jashari me shokë, si edhe krerët e politikës shqiptare në Kosovë, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Adem Demaçi, Ukshin Hoti dhe patriotë të tjerë, sikur të kishin pritur ndryshimin e emrave të tyre, kurrë nuk do lirohej Kosova nga Serbia okupatore.
Të kishte pritur Gjergj Kastriot –Skënderbeu, që të ndërrojnë emrat e tyre, jo edhe vesin e keq të tradhtisë, si Hamzë Kastrioti apo Moisi Golemi , kurë nuk do kishin shqiptarët këtë histori të lavdishme siç e kanë pasur deri më sot, që të krenohen dhe frymëzohen brezat e ardhëm, në përpjekjet për liri dhe mëvetësi kombëtare.
Të kishin pritu shqiptarët t’i ndryshojnë emrat e tyre, siç i kishin pagëzuar të parët e tyre, në bazë të traditave fetare të mëhershme familjare, siç kishin vepruar edhe kombet tjera të rajonit dhe Evropës, deri në zgjimin e tyre kombëtar në periudhën e Rilindjes, që ta ndryshojnë mendësinë e tyre, sot nuk do të ekzistonin kombe dhe shtete të ndryshme në Evropë.
Pra, mendësia, ngritje e vetëdijes kombëtare, zgjimi dhe përparimi i kombeve e ka ndryshuar rrjedhën e historisë dhe të shoqërisë njerëzore, jo mbajtja apo ndryshimi i emrave personal të pjesëtarëve të një kombi.
Shqiptarët e Maqedonisë, në mënyrë të veçantë, me ngritjen e vetëdije kombëtare të tyre, pavarësisht rrethanave të vështira nën sundimin e huaj, të frymëzuar nga histori e lavdishme, në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, mbi 90% të fëmijëve të tyre, të bijve dhe bijave të veta, i kanë pagëzuar me emra të bukur dhe me kuptim në gjuhën shqipe.
Ku qëndroj problemi sot, të ngrihet pluhur dhe krijohet mjegullnajë ndër shqiptarët, pse disa individëve dhe bashkëmendimtarëve të tyre u paska feksur mendja për procese të tjera, në emër të rizgjimit kombëtar, shpëtimit kinse nga ndikimet e huaja dhe përparimin e vërtetë të kombit shqiptar, sot e në të ardhmen.
Këto ide joproduktive, destruktive, bjerrakohëse dhe mendësi mushke, nuk u kanë sjellë asnjë dobi shqiptarëve deri më sot dhe nuk mund të pritet as edhe në të ardhmen, përballë synimeve të huaja dhe propagandave të tyre armiqësore, për çorientimin e shqiptarëve, ndjenjë e mos durimit, përçarjen e shqiptarëve mbi baza fetare, partiake, rajonale, fisnore dhe forma të tjera të shpëlarjes së trurit, me ndihmën e rrjeteve të huaja agjenturore dhe medieve në duart e pushtetit jodemokratik, johuman, regresiv dhe antikombëtar.
Histeria e disa individëve dhe grupimeve, nuk kanë vizion, program dhe qëllime të vetat, përveç ideve fikse të ngulitura në mendjet kjet e tyre, kinse bëjnë doçka të mirë e të dobishme për të mirën e përgjithshme të shqiptarëve.
Me këtë rast, i vetëdijshëm se polemikat dhe debati me tipa dhe grupe të këtilla është joproduktiv dhe i padobishëm, është humbje kohe dhe kontribut për harlisjen e mëtejshme të shqiptarëve hallexhi, përderisa klasa politike dhe intelektual e ka kohë që nuk merret me halucinacione të këtilla të individëve dhe grupeve të caktuara, por me çështje të tjera me interes të përgjithshëm, për zhvillimit e përparimit, shoqëror, ekonomik, social e kulturor ekonomik.
Sot, mundësi të barabarta ka secili qytetar i vendit, sipas bindjeve të veta ta ndryshojë emrin dhe mbiemrin personal, përderisa këtë ua mundëson ligji. Prandaj, këta individë që kërkojnë nga të tjerët t’i ndryshojnë emrat e tyre, së pari le ta konkretizojnë idenë e tyre, duke krijuar “litarin prej rëre”, që t’u shërbejë të tjerëve si model!
Problemi duhet të fokusohet në drejtim tjetër, për ata që ia duan të mirën kombit dhe vendit të tyre. Pse pushteti, edhe në Tiranë dhe Prishtinë, nuk ndërmerr masat të nevojshme për parandalimin dhe pengimin e grupeve dhe rrjeteve që përhapin propagandë fetare ndër shqiptarët, për dallim nga tradita fetare e mëhershme, që bindjet, predikimin dhe interesat fetare nuk i ka vënë ndesh me interesat kombëtare.
Edhe në fund, një përgjigje dhe këshillë për këta individë dhe grupe: çka se shumica e shqiptarëve sot mbajnë emra të bukur në gjuhën shqipe, sidomos shqiptarët e Kosovë, të Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë, kur pushteti i këtyre vendeve, në rrethana të demokracisë, për dekada me radhë ka lejuar që mbi 40% e banorëve shqiptarë, edhe të fëmijëve me emra të bukur dhe me kuptim në gjuhën shqipe, janë larguar në botën e jashtme dhe ky trend vazhdon me dinamikë të përshpejtuar edhe sot.
Çfarë mund të sigurojë dhe garantojë ideja e këtyre individëve dhe grupeve, që u sugjerojnë shqiptarëve të tjerë ndryshimin e emrave personalë, për ta ndryshuar kinse mendësinë, përderisa qenia shqiptare vazhdon të katandiset nëpër botë, me emra e mbiemra, me tradita dhe zakone, bashkë me histori dhe gjuhën e tyre, ku pas dy-tri brezave do ta kenë fatin e miliona shqiptarëve të tjerë para tyre, duke u asimiluar dhe shtrirë në kombe të tjera, apo në detin e madh të globalizmit mes popujve të huaj, pa pasur asnjë mundësi, as interes personal të tyre “për jetë më të mirë”, t’i harrojnë emrat e tyre në gjuhën shqipe dhe atdheun e të parëve.
Edhe njëherë: shqiptarin e mirë dhe atdhetarin, nuk i bën emri personali i tyre, as nuk e zhbën besimi i tyre fetar, por i katandis dhe zhbën, i çon në humnerë e katastrofë qeverisja e keqe, pushteti i ling, jokombëtar dhe mercenarët, me ndihmën medieve në duart e pushtet dhe rrjetet e agjenturave të huaja brenda vendit, që përhapin propagandë politike dhe fetare armiqësore ndër shqiptarët.
(12. 7. 2024)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!