Të nderuar miq!
Pas një pune shumëvjeçare kërkimore dhe reflektuese, ndodhemi pranë përfundimit të vëllimit të parë të këtij cikli enciklopedik, i cili trajton një nga temat më të neglizhuara, më të shtrembëruara dhe më të mohuara në historiografinë evropiane dhe shqiptare: Pellasgët.
Zgjodha këtë temë jo rastësisht. Besoj fort se tek pellazgët fshihet enigma më e madhe e mohimit historik që u ka bërë dijetaria zyrtare evropiane dhe institucionet shkencore shqiptare vetë kombit tonë.
Shqiptarëve u është njohur prejardhja nga ilirët – gjyshërit tanë historikë – por u është mohuar vazhdimisht e drejta për të parë më tej, për të njohur stërgjyshërit e tyre të vërtetë: Pellazgët.
Kur vjen puna te gjuha, shumë gjuhëtarë të njohur botërorë e kanë pranuar se gjuha shqipe ka rrënjë mbi 6.000-vjeçare.
Mirëpo, në vend që Akademia Shqiptare të përqafojë këtë fakt me krenari e përgjegjësi shkencore, ajo e kundërshton atë – sepse një pranim i tillë do të rrëzonte shumë prej dogmave dhe pretendimeve të saj të deritanishme.
Sepse, nëse shqipja është kaq e vjetër, atëherë ajo lidhet drejtpërdrejt me gjuhën e Pellazgëve, të cilët shkrimtarët e lashtë – si ata që i quajnë “helenë” ashtu edhe para tyre – i përshkruajnë si hyjnorë, autoktonë dhe themelues të qytetërimeve.
Për të shmangur këtë lidhje, studiuesit modernë përdorin një formulë të mjegullt: ato fjalë që nuk gjenden në gjuhët “indoevropiane” thonë se i përkasin një “substrati ballkanik” – por asnjëherë nuk e shpjegojnë qartë se cili është ky substrat, cilët janë bartësit e tij dhe pse nuk përmendet fjala Pellazgë.
Për ta përforcuar këtë fshirje, shpesh janë hedhur poshtë edhe vetë shkrimtarët antikë, që në burimet e tyre flasin qartë për pellazgët dhe rolin e tyre themelor në formësimin e qytetërimeve të lashta. Ky është një mohim i organizuar dhe i përhershëm – një heshtje që nuk është e rastësishme.
Me këtë vëllim, kam synuar të sjell një kundërshti të bazuar në prova ndaj kësaj heshtjeje. Të rindërtoj, në mënyrë të argumentuar, atë që historia ka heshtur – dhe të nxis një vetëdije të re mbi rrënjët e thella të identitetit shqiptar, të lidhura drejtpërdrejt me trashëgiminë pellazge.
Ky është vetëm fillimi.
Kol M. Marku
Itali 28.05 2025
Shenim: Meqense projekt- libri (prej 400 faqe) është drejt përfundimit.Natyrisht që në kohën e duhur, do t’u bëjmë thirrje për kontribute patriotike sipas mundësive që ky liber të shohë driten e botimit…sponsorit kryesor do të kenë të drejtë tirazhi në një sasi të caktuar sipas një marrveshje që do akordohet më parë…!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!