Studjuesi Butrind Balaj- për gjuhen gjermane

22
Dec
2024
Nga: Studjuesi Butrind Balaj


𝗦𝗖𝗛𝗥𝗘𝗜𝗕𝗘𝗡 𝑓𝑜𝑙.
(/𝘁𝗵𝗲𝗸𝘀𝗼: [ˈʃʁ𝗮ɪ̯𝗯𝗻̩] [𝘀𝗵𝗿𝗮𝗷𝗯𝗲𝗻]/)
Në shqip (shq.): 𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗷. KLUGE i sjell këto forma të vjetra (frm. të vj.), si: 𝑠𝑐ℎ𝑟𝑖̄𝑏𝑒𝑛, 𝑠𝑐𝑟𝑖̄𝑏𝑎𝑛, 𝑠𝑘𝑟𝑖̄ƀ𝑎𝑛; sue. e vj. 𝑠𝑘𝑟𝑖̄𝑣𝑎, ang. e vj. 𝑠𝑐𝑟𝑖̄𝑓𝑎𝑛 “caktoj; vendos; emëroj; mësoj si të shkruaj; urdhëroj” dhe friz. e vj. 𝑠𝑘𝑟𝑖̄𝑣𝑎 janë të huazuara nga lat. 𝑠𝑐𝑟𝑖̄𝑏𝑒𝑟𝑒 “shkruaj” (“gërvish; kruaj” si kuptim themelor); meqë format foljore të zgjedhimit të fortë janë të trashëguara, një ndikim dytësor te gjermanishtja (gjer.) 𝑠𝑐ℎ𝑟𝑒𝑖𝑏𝑒𝑛 mund të jetë nga lat. 𝑠𝑐𝑟𝑖̄𝑏𝑒𝑟𝑒 etj. (2011, f. 827). Te DUDEN ofrohen format e vj. (sikur te KLUGE) dhe qysh në krye thuhet, se mbase fj. është huazim nga lat. 𝑠𝑐𝑟𝑖𝑏𝑒𝑟𝑒, e cila kuptimin themelor e ka “kall/ fus shtyllëzën (kalemin); vizatoj”; fjalën 𝑠𝑐ℎ𝑟𝑒𝑖𝑏𝑒𝑛 {DUDEN} e bashkon me rrënjën indoevropiane (i.e.) të fjalës 𝑠𝑐ℎ𝑒𝑟𝑒𝑛 “pres; qeth; kosis” (gjer.); kuptimi “gërvisht” shfaqet edhe tek ang. e vj. 𝑤𝑟𝑖̄𝑡𝑎𝑛, po ang. 𝑡𝑜 𝑤𝑟𝑖𝑡𝑒 “shkruaj” etj. (2014, f. 757). Meqë lihet i hapur burimi nga lat., te DE VAAN (lat.) 𝑠𝑐𝑟𝑖̄𝑏𝑜̄, -𝑒𝑟𝑒 “shkruaj” del me rindërtim (rind.) në protoitalishte (pit.) *𝑠𝑘𝑟𝑒𝑖𝑓-𝑒/𝑜- “gdhend; skalit; latoj; çaj; pres etj.” dhe më tej del rrënja në protoindoevropianishte (pie.) *𝑠𝑘𝑟𝑒𝑖𝑏ℎ-𝑒/𝑜- “gdhend; skalit; çaj; pres”; frm i.e. *𝑠𝑘𝑟𝑖𝑏ℎ- 𝑡𝑜-? afrohet te let. 𝑠𝑘𝑟𝑖̄𝑝𝑎̂𝑡 “gërvish; kruaj; shkarravinë”, si dhe tek irl. e vj. ℎ𝑟𝑖𝑓𝑎 “gërvishtje; grisje; çjerrje” etj. (2008, ff. 546-547).
Parimi, se “fjalët nuk referojnë (ref.) te fjalët, po te disa forma më minimale/ embriomorfema”, e çel një shteg të ri për diskutim. Në këtë trajtim etimologjik, shq. e ofron për khs. fjalën e vet 𝑠ℎ𝑘𝑟𝑢𝑎𝑗. TOPALLI i shpërfaq qëndrimet e dy taborëve: të romanistëve (MEYER, MIKLOSICH, PUŞCARIU etj.) të cilët e shohin huazim nga lat. dhe të disa të tjerëve, të cilët e shohin këtë fj. me burim vendi, ku 𝑠ℎ𝑘𝑟𝑢𝑎𝑗 vjen nga parashtesa (psht.) 𝘴𝘩- dhe -𝘬𝘳𝘶𝘢𝘫 (si CAMARDA, TREIMER, ÇABEJ) etj. (2017, f. 1399). Origjina është e diskutueshme, kur nuk njihen më tej format më minimale, të cilat e nxjerrin etimonin e fjalës. Raporti i fjalëve i të dy gjuhëve jep:
gjer. 𝘚𝘊𝘏𝘙𝘌𝘐𝘉𝘌𝘕, friz. e vj. 𝘚𝘒𝘙Ī𝘝𝘈 : shq. 𝘚𝘏𝘒𝘙𝘜𝘈𝘑, 𝘚𝘏𝘒𝘙𝘜𝘝𝘈.
Gjer. ngjan edhe me format e tjera në shq., si 𝘻𝘩𝘨𝘦̈𝘳𝘳𝘺 e 𝘨𝘳𝘳𝘺𝘫, pra trajta 𝑠𝑘𝑟𝑖̄𝑣𝑎 me këmbim të rregullt fonemor (k.rr.f.) 𝘀𝗵 : 𝘇𝗵, si dhe 𝗸 : 𝗴 (për khs. 𝘀𝗵𝗸rryj : 𝘇𝗵𝗴rryj) nxjerr këtë: 𝙎𝙆𝘙𝘐̄𝘝𝘈 => 𝙕𝙃𝙂𝘙𝘐𝘝𝘈 => 𝘡𝘏𝘎𝘙𝘠𝘝𝘈; shih (sh.) më tepër te “Kratze” (BALAJ, 2019, ff. 140-141). Meqë shkrimi është një lloj gjurme në një sipërfaqe (p.sh. khs. del gjurma në sipërfaqe dylli dhe gjurma në rërë, në borë etj.), lidhja e fjalës 𝘨𝘫𝘶𝘳𝘮𝘦̈, te ky rast, nuk duket krejt e largët. DALIPAJ e trajton këtë te “gërmë” dhe ndër të tjera, e veçojmë këtë pasazh: “Në shkollat e antikitetit nxënësit kishin ca dërrasa të lyera me dyllë e mbi të konfiguronin shkronjat duke i vijëzuar me një shkop me majë e duke lënë GJURMË në sipërfaqen e dylluar…” etj., pra me k.rr.f. 𝗴 : 𝗴𝗷, shq. jep: 𝙜𝙟𝘶𝘳𝘮(𝘦̈) :: 𝙜𝘶𝘳𝘮 => 𝘨𝘦̈𝘳𝘮𝘢 => 𝗴𝘦̈𝗿𝗺𝘢 => [𝗴𝗿𝗺] (k.e.) => 𝘨𝘳𝘢𝘮𝘢 etj. (2019, f. 77), kurse vetë fj. 𝘨𝘫𝘶𝘳𝘮𝘦̈ => 𝘨𝘫-𝘶𝙧-𝘮𝘢 => 𝘨𝘫-𝘶𝙡-𝘮𝘢, gjë më e ulur/ hyrë nën sipërfaqe); sh. tek “órma” (DALIPAJ, 2021A, f. 82). Një lidhje tjetër që pikaset nga ana formale është greqishtja (gr.) 𝑧𝑜𝑔𝑟𝑎𝑓, e cila del me përbërës bashkëtingëllorë (bt.) të ngjashëm, pra: 𝘇o𝗴𝗿a𝗳=> [𝘇𝗴𝗿𝗳], gjer. 𝘀𝗰𝗵𝗿ei𝗯e𝗻, 𝘀𝗸𝗿ī𝘃a => [𝘀𝗸𝗿𝘃], shq. 𝘀𝗵𝗸𝗿u𝘃a => [𝘀𝗵𝗸𝗿𝘃], këtu dallohet kundërvënia 𝘇 : 𝘀 : 𝘀𝗵, 𝗴 : 𝗸 e 𝗳 : 𝘃; sh. “zograf” (DALIPAJ, 2019, f. 247). Motivimi i drejtpërdrejtë nga gjer. e jep këtë: 𝘚𝘊𝘏𝘙𝘌𝘐𝘉𝘌𝘕 => 𝘚𝘊𝘙Ī𝘉𝘈𝘕 (frm. e vj.) => 𝙎𝙆𝘙𝘐-𝘉𝘈𝘕 => 𝙎𝙃𝙆𝘙𝙄-𝘉𝘈𝘕 (𝘀𝗸 : 𝘀𝗵𝗸) => 𝘚𝘏𝘒𝘙𝙐-𝘉𝘈𝘕 (𝗶 : 𝘂, khs. shq. t𝗶 : gjer. d𝘂) => 𝘚𝘏-𝘒𝘙𝘜-𝘉𝘈; sh. për foljen 𝑘𝑟𝑢𝑎𝑗 po ashtu te fj. “jucken” (BALAJ, 2019, ff. 127-128).
Krejt në fund, kjo analizë e bërë e mirëpret çdo mendim tjetër, i cili mund të na ofrojë më shumë argumente dhe shembuj.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/12/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk