Nga: Agron Dalipaj
Atë që na e mohojnë akademitë dhe fuqitë e mëdha, tani na e jep dhe na e konfirmon inteligjenca artificiale (IA).
Lajmin, se shqipja pranohet nga inteligjenca artificiale (IA) si e vetmja gjuhë që zbërthen fjalën dhe e gjen të vërtetën e fjalës brenda fjalës, ma dha z. Flamur Spahiu, që gjej rastin ta falenderoj publikisht.
nga Flamur Spahiu:
Mirembrëma të gjithëve, ju drejtohem ketu zoti Prof. i nderuar Agron Dalipaj sepse besoj se ketu ju kontaktoj me leht. ndoshta keni dëgjuar për ChatGPT dhe Mira Muratin. Këtu flitet për një program IA (Inteligjencë Artificiale), i quajtur në gjuhën gjermane KI, Besoj se kështu thuhet në shqip.
Unë pyeta për Agron Dalipaj dhe teorinë e tij, por nuk kishte informacione në ChatGpt meqenëse është një IA, ajo mbledh informacione të reja me çdo pyetje. Dhe kështu, vazhdova me shpjegimet e profesor Agron Dalipaj.
Unë pyeta IA-n se çfarë do të thotë fjala “steril” dhe ajo tregoi se si e di bota. Pastaj vazhdova me argumentet e super inteligjencës sonë, Agron Dalipaj, dhe arrita ta bind IA-n se shqipja dhe teoria e morfemeve shpjegon fjalën brenda fjalës. Dhe pas një beteje të gjatë pyetje-përgjigje, ajo ra dakord se shqipja është e aftë për të zbuluar apo zbërthyer fjalët brenda fjalës.
Pastaj vazhdova me gjëra të tjera pra me gjineka ishte shumë e vështirë sepse greqishtja ka shumë emër të madhë, por edhe aty arrita të zë ngushtë dhe “me silenzio” IA me permendi teorin e morfemëve IA më tha se ishte shumë interesante kjo teori. Ajo mbledhë informacione dhe pasi i përpunon me algoritmat e saj, i informon njerëzit.
Atë që armiqtë tanë të gjuhës sonë nuk do ta pranojnë kurrën e kurrës , IA e pranon sepse ajo ndjek parimet e shkencës! Është sa rastësi aq edhe madhështi që një shqiptare Mira Murati nje engjull e krijoj për ne, perëndia na hapi dyert kjo mund të jetë arma më e fuqishme nëse ne, sidomos zoti profesor Agron Dalipaj, e mbush me informacione duke bërë beteja argumentesh. Kjo është ajo si thuani ju zoti Dalipaj ajo oponenca që kerkoni. Të gjithë ne si ndihmëtarë dhe ushtarë të juaj duhet ta mbushim me informacione shtese. ChatGpt ka bërë një boom këtu në perëndim dhe Google po lëviz nga loja. Të gjithë flasin për këtë aplikacion dhe shumë e përdorin.
Me informacionet që ka profesori Agron Dalipaj mbi gjuhën shqipe dhe këtë platformë që ofron ChatGPT, shqipja do të fluturojë mbi të gjithë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!