Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Shpalime
Fiset e lashta ilire janë dalluar mes tyre përmes TOTEMEVE*, kështu janë njohur më vonë edhe nga të tjerët, duke marrë emrat e fiseve të veta nga totemet. Ndër këto toteme, njihen kultet e ilirëve i shqiponjës, i gjarprit, i dhisë, i kalit, i kaut, i lisit të shenjtë trojan etj.
Kësaj radhe do ta themi në pika të shkurtëra si e ka marrë emrin Mali i Kaukasit (Kaukazit) nga ilirët, shqiptarët e lashtë.
Përderisa emrat e lashtë të maleve, sikurse Mali Ida (Mali i Dhive) në pjesën jugore të Turqisë së sotme dhe në Kretë, pas psuhtimeve nga romakët u ndryshuan në gjuhën e pushtuesve, gjuhën latine, nga Mali i Dhive (male me këtë emër, Mali i Dhive, ekszitojnë edhe sot në trojet shqiptare, si në Kosovë, Mal të Zi, krahina e Krajës dhe në vise të tjera ), emrat e ri në gjuhën latine kanë qenë identikë përnga kuptimi, të përshtatur nga gjuha e lashtë shqipe, përkatësisht Mali Dhive u quajt Taurus Monts, Mali i kaut, i qeve, i buajve. Nga kjo logjikë, meqë nga emri i malit Taurus u quajt më vonë edhe rajoni i gjerë mes Detit të Zi dhe Detit kaspik, sidomos gadishulli i Krimesë, me emrin në gjuhën e romakëve: TAURICA, sigurisht që edhe emri i Malit Kaukas (Kaukazi i Madhe dhe Kaukazi i Vogël) e kanë marrë emrin në këtë mënyrë, sipas emrit KA-U, njëra nga kasfhët toteme të ilirëve. KAU – K- AS (As: formë e lashtë e foljes është).
(19 shkurt 2023)
Shpjegime sipas Fjalorit të gjuhës shqipe:
TOTEM m. mit.
Kafshë, bimë ose ndonjëherë edhe send, që adhurohej a adhurohet nga disa fise primitive si diçka e shenjtë dhe quhej a quhet si themelues a si mbrojtës i fisit.
TOTEMIZËM m. mit.
1. Formë e lashtë e fesë në rendin fisnor, kur adhurohej si diçka e shenjtë një kafshë, një bimë, ndonjëherë edhe një send, që quhej edhe si themelues e si mbrojtës i fisit.
2. hist. Organizim shoqëror, në rendin fisnor që bazohej në totemet dhe në adhurimin e tyre.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!