TË DASHUR QYTETARË, JU LUTEM SHUMË…!

22
Dec
2024
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

TË DASHUR QYTETARË, JU LUTEM SHUMË, MOS I VOTONI LIDERËT E PARTIVE DHE KADIDATËT E TYRE, PËR DEPUTETË!
-MOS I VOTONI ATO QË VOTUAN NË DËM TË POPULLIT E TË ATDHEUT!

-Mos i votoni deputetët që votuan Gjykatën Speciale (GJ.S) me seli në Hagë!
-Mos i votoni, deputetët të cilët votuan heqjen e Flamurit Kombëtar nga institucionet e Republikës!
-Mos i votoni deputetët që e votuan ricopëtimin e Kosovës në kufijtë me Maqedoninë (Dabëlldeni) dhe që ia falën Malin e Zi, 8200 h, me ato Çakorrin dhe Zhlebin!
-Mos i votoni, deputetët që nuk reaguan as kundërshtuan, por pranuan, kur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, që nënshkruan Asociacionin, një-etnik, në v, 2013/2015, akt ky që dëmtoi Kosovën, e që i shërbente Serbisë Fashiste!
-Mos i votoni, as deputetët të cilët nuk reaguan, as kur Hashim Thaçi & Co u përpoqën të bënte ricopëtim të Kosovës me, gjoja ndërrimin e trojeve shqiptare: Kosovën Lindore me Kosovën Veriore!
-Mos i votoni, deputetët që Kosovën, e banuar me 95% shqiptarë, e krijuan një shtet Multi- Etnik!!!
-Mos i votoni, deputetët, të cilët Kosovën a quajtën: “Kosovo” dhe pranuan fusnotën në ulësen e saj, në takimet me udhëheqësit ndërkombëtarë!
-Mos i votoni, as deputetët të cilët, bënë ndarjen e Mitrovicës në vitet 1999-2020, një dhuratë tjetër për Serbinë Fashiste!
-Mos i votoni, ato liderët dhe partitë, të cilët lënduan aq shumë lirinë e fituar me gjak, e të cilët, nëse prap iu japim rast, serish do t’i sjellin fatkeqësi tjera edhe më të mëdha, popullit dhe atdheut!
ATDHEU MBI TE GJITHA!
8 Dhjetor, 2024.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/12/2024

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk