“TË LUMTË” O BEN BLUSHI?!

14
Nov
2023
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Na paske bërë namin, e paske shkruar një libër, me idenë e madhe të ribashkimit kombëtar.
Aty, paske dhënë ide të rralla, me porosi që, Kosova të dalë para botës me “Komplot”, duke bërë realitet ribashkimin kombëtar?!!!
Me librin në makinë e nën sqetulla, mbase për art idealistët nuk pyesin, paske shkuar në Prishtinë për ta shitur librin tënd të famshëm, natyrisht për biznes dhe demagogji.
Ju, demonë-kratët që e keni minuar mbi 30 vite ribashkimin kombëtar, tani po trumbetoni, kinse jeni prijatarë të kësaj ideje madhore? !!!
“Është e drejtë”, e secilit të flet dhe të shkruaj çfarë të dojë në emër të ribashkimit kombëtar, por jo të bëjë demagogji për interesa personale, ekonomike, politike e të tjera…
Lexuesit e nderuar e dinë mirë që :
“Nga e thëna në të bërë, në mes është një det i tërë”.
Për më keq është se, jeni ju që keni vërshuar me këtë “det të pa kapërcyeshëm”.

– Kujtoj, mirë ke bërë që ke theksuar për Ribashkim me nënën Shqipëri.
-Mos harroni se, janë derdhur tonelata djersë lot e gjak mijëra vite dhe mijëra shqiptarë të okupuar janë dergjë burgjeve për këtë ideal të lartë kombëtar.

Fatkeqësisht, është një realitet i hidhur historik fakti që, ju intelektualët borgjezë reaksionarë “në krye” të tyre dhe klasa politike në Shqipërinë Etnike, (londineze), – harruat që edhe në Shqipërinë e andej Drinit, janë derdhë lotë e djersë, për ta forcuar Shqipërinë për t’u dalë zot shqiptarëve të robëruar në Shqiperinë e kendej Drinit,siç do të thoshte Dritroi i madh!
-Unë, e pata financuar botimin e librit të Gjeneral Veli Llakës, 6000 Euro për Operacionin “Shpërthimi” që ishte urdhër i prerë i “diktatorit” Hoxha, që ushtarakët të bëjnë planin ushtarak për t’i çliruar trojet e okupuara nga sllavët pushtues!

Na vjen keq që, ju në Shqipërinë londineze, keni rënë pre e UDB-ës, nëpërmjet titistve me Komandant Qyqarin, e saj Ibrahim Rugova dhe më pastaj me Ramiz Alinë, duke ia dhënë pushtetin dhëndrrit të serbëve, Sali Ramë Berishës.
-Pastaj, ndodhën gjithë ato gjëma mbi Shqipërinë Etnike.
Ata të pabesë me demagogji të rrallë i mashtruan shqiptarët dhe e shkretuan Shqipërinë tonë, gjithnjë edhe me ndihmat e pakursyera të qarqeve reaksionare të perëndimit duke sjellë si “fakt” të kryer që, jo vetëm Kosova, por Shqipëria është nën okupim!!!
Kjo ishte një tragjedi që i kushtoi shumë kombit shqiptar. Edhe sot politika zyrtare, mundohet të mashtrojë me demagogji, sesi t’i vjedhë shqiptarët me të vetmin qëllim të mos e kuptojnë realitetin e hidhur që ndodhi nga tragjedia e vitit famëkeq 1991!
Zotri intelektual, Ben Blushi!
Jeni shkrimtar, politikan, jeni dhe njëri ndër më kapitalistët në Shqipërinë tonë të dashur.
– A je ti në dijeni se, njerëzit e ndershëm, pensionistët e të tjerë idealistë, në Shqipëri nuk kanë lekë, as për barna e bukë në sofër.
Ndërsa, ju përpiqeni të na shisni “sapun për djath” pra, të na shisni mend, me teori të tilla absurde.
– Dhe, hiqesh që nuk e di dhe nuk je pjesëmarrës në këto politika që klasa juaj politike e shkatërroi shtetin, tani po e shkatërroni me ikje masive nga atdheu kombin shqiptar!
Dua t’jua kujtoj:
– Po të kishte vazhduar Shqipëria me rritjen e popullatës, sot vetëm Shqipëria e andej Drinit t’i kishte afër dhjetë milion banor!
A e dini ju mor z, se “Diktatori” Hoxha, Shqipërinë e mori me më pak se 1 milion, por e la me 3.8 milion banorë, ndërsa, sot ajo ke vetëm me afër 1.7 milion.
-Ju e shkatërruat popullin me mashtrime të pambarim, me premtime të kota, duke e çuar në rrugë prapakthimesh, me “marifetet” tuaja….
Jemi ju, që i dogjët 600 fabrika, pastaj e keni shkatërruar ekonominë, blegtorinë dhe industrinë e lehtë dhe të rëndë!…

Sot politika reaksionare e Tiranës, me “në krye,” ortakun tënd politik, Edi Ramën më shumë e lufton qeverinë e Kosovës se, qeverinë e Serbisë Fashiste.
Edhe një fakt po ua paraqes:
A ju ka shkuar ndër mend ndonjëherë, juve o “të uruar” si politikanë, shkrimtarë apo intelektualë, pse vallë, kur ishte PD-ja me Sali Berishën në pushtet, Këshilltar kryesor ishte çetniku, Damir Fazliç, ndërsa, kur e morën pushtetin ju të PS-së të Edi Ramës, Këshilltarë u emëruan dy serbofilët, nga më të këqijtë dhe më të rrezikshmit për kombin shqiptar pro-serbiane me damkë: Baton Haxhiun dhe Shkëlzen Maliqin?!!!

-Dhe, si ka mundësi që, bash këta palaço politik, analistë – analistë, të “përpunojnë”, ta sundojnë e zezojnë politikën shqiptare në Shqipërinë tonë të dashur.

– Prandaj, reflektoni pozitivisht mor z!…
– Uleni kokën e merrni mundimin pastrojeni pushtetin dhe opozitën nga mbeturinat jugo-nostalgjike, pastaj ribashkimi ynë kombëtar është i sigurt.
12 nëntor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk