TË MBROJMË MITROVICËN TË MBROJMË SOVRANITETIN E SHTETIT NË ÇDO CEP TË ATDHEUT!

30
May
2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shkruan: Fadil Shyti

(Në vend të një bashkëbisedimi vëllazëror).

Miku im, Bislim Elshani!
-Në këtë çështje s’kërkohet shumë “filozofi”!…

-Çështja e Mitrovicës, gati e harruar nga politikanët “kosovarë” dhe politikanët ndërkombëtarë, për 20 vite, sipas motos: “ngrehë perin e mos e këput” ose “ndiqte hajdutin, (në këtë rast bandat kriminale duar e zgjatura të Serbisë pushtuese Fashiste), tani më fuqishëm se kurrë, është shtruar për zgjidhje.

-Para se të themi opsionin disfatisto- pesimist, të dorashkës,
“analitike”, sipas kutit ndërkombëtar,
“Merre, ose le”, në shqiptarët si komb, duhet të jemi bashkë dhe të vendosur për të shtrirë sovranitetin e shtetit të Kosovës në çdo cep të saj.
-Të ngrisim bashkë zërin shqiptar, me parullën:
Nuk lëshojmë pe!

-Në këtë rast, për ju lexues të nderuar/a, do ta përkujtoj një “Plak tjetër të detit”, faktikisht të “Plak të tokës”, i cili rezistoi (jo krejt i vetmuar), po në atë pjesë të atdheut.
Në veriun e Kosovës, në një kodrinë, jo fort larg qytetit, pothuajse nën themelet antike të kalasë së Zveçanit, janë dy kulla si dy lulëkuqe me një arkitekturë thellësisht kombëtare shqiptare, janë prona të vëllezërve, Kadri dhe Ali Kadriu.
-Kadriu, është i njohur në qarkun tonë dhe më gjerë si atdhetar, ishte piktor i shquar dhe një poet modest, Kadriun serbo-çetnikët e kanë masakruar gjatë LÇ-re të UÇK-së.
Pas kësaj lufte të drejtë, qarqet reaksionare serbe, Unmik-ase, Eulex-ase, e ase, e ase…,-të tjera, si shumë shqiptarëve të tjerë, që shtëpitë dhe pronat i kishin në veri, Aliut ia ndalonin kthimin në kullat e tij.
Ata, bashkë me serbët, fillimisht e kishin përdorë “karotën”: kishin hapur kasën, i kishin ofruar flori, si shumë “shqiptarëve” të mjerë, andej Lumbardhit, për t’ia blerë kullat këtij burri fjalëpak dhe modest, por edhe djemve të vëllait të tij, Kadriut. Aliu, ua kishte thënë preras dhe qartë:
“Qeveria e Serbisë, nuk ka para, për të blerë kullat tona, të cilat janë në trojet e tona. Këto kulla janë ndërtuar me djersë dhe janë fituar me gjak!…
Gjaku nuk shitet”!

-Pastaj, UNMIK-u, kinse, “për të evituar rreziqet e konflikteve ndëretnike në veri”, i kishte rrethuar kullat me policinë e vet.

Aliu, ky “Plaku i tokës”, nuk kishte heshtur, si “Qyqja e rremit”, sipas ofertave dhe kërcënimeve më lart dhe sipas doktrinës “parullës” pacifiste, të “pejngamerit” të LDK-së titiste, I. R:
“Ju lutem, ju lutem, mos e provokoni situatën”!…
-Pasardhësit e kësaj politike të Opozitës LPA -(dhe ish-N), po luajnë me këto karta dështuese, për 20 vjet me radhë e gjer më sot.
-Përjashto këtu, disa, përpjekje “sporadike”, që binin si ca riga shiu në pikun e verës, kur vapa përvëluese të djegë!…,
-Pastaj, gjithçka binte në harresë, mbretëronte heshtje varri:
1.
Mosfunksionimi i shtetit në atë pjesë të atdheut.
2.
Pajtimi me dhunën që ushtrohej herë pas herë mbi popullatën shqiptare.
3.
Trafikimi me naftën dhe mallra të tjera në rrugë “të pakapërcyeshme” ilegale, etj, që bënin krejt pa pengesa e që shkaktonin revolta dhe humbje të shpresës se, atje do të shtrihej dora e shtetit tonë, “multietnik”.

Mos harroni!…
Bandat serbe të udhëhequra nga “Rojat e Urës” bashkë me ato “kosovare-shqiptare”, që vepronin për biznese në bashkëpunim me Radojçiqët, Veseloviqët dhe Rakiçët të cilët më pastaj, opozita e sotme edhe i legalizon, duke i sistemuar në një parti Fashiste “Listën Serbe”.
“Bandat e përtej Urës së Ibrit” u “zbukuruan si rrospijet”, si në karnavalet paqësore, ato për ca kohë i fshehën surratet, (me nder lexuesve), rrinin ulur në Kuvendin e Kosovës, me by në Prishtinë, por kokat i kishin shitur prej kohësh në Beograd.

-Heshtja, përballë padrejtësive, është pajtim tok me turpin në heshtje!…

-Nga ky pajtim i politikës “kosovare” dhe ndërkombëtare me këto banda kriminale përfituan biznesmenët e cekur, përfituan politikanët mafiozë “shqiptarë”, që i ngritën dhe i përkrahën dhe ndërkombëtarët, por, më së shumti përfitoi Serbia Fashiste në përpjekjet e saj për t’u rikthyer dinakërisht, “paqësisht”, pra, “indirekt” në ENKLAVAT serbe të krijonte një Republikë Serbska, me Asociacionin e nënshkruar nga ztr, Hashimi dhe Isa në vitet, 2013-2015.
Dhe, njëkohësisht, Serbia pushtuese, investonte për ardhacakët serbë në milionat në Kosovë, duke e kolonizuar pandalshëm Mitrovicën e cila deri para LÇ-re ishte mbi 90% e banuar me vendasët shqiptarë.
-Me ndërtimin e mbi 100 pallateve dhe ca lagje në rrethin e Zveçanit me shtëpi për kolonët serbë të ardhur nga Serbia, Knini, Bosnja e gjetkë, demografia dhe gjeografia e banorëve dhe pronave pësoi ndryshime në dëm të popullsisë autoktone shqiptare, tani rreth 80% andej lumit Ibër janë popullsi serbe, kolonë “të vjetër e të rinj”.
Serbia Fashiste në raport me Mitrovicën veproi, tamam siç ka vepruar për vite të tëra Izraeli, në Gaza.

-Ndërsa, të gjitha, qeveritë e Kosovës, deri tani më 2023, nuk kanë investuar në atë pjesë të atdheut, me ndërtime të shtëpive, pa lëreni më me pallate,-hiç më tepër se një lagje si ajo e Çitakut, me rreth 50-60 shtëpi.
-Bile, shumicën prej tyre, i ka ndërtuar, atdhetari dhe humanisti i njohur, Hetem Ramadani.

Tani, po i rikthehem rrëfimit, jo imagjinativ, filozofik, as “profetik”, por, krejt e drejt realist, të rezistencës të shokut Ali Kadriu, të cilin prej vitesh, që para LÇ-re, kisha fatin të njihesha me Kadriun me të cilin kishim respekt vëllazëror dhe shoqëror, por edhe me Aliun,-sot e sot kemi miqësi dhe vajtje-ardhje familjare.
Aliu, pas shumë përpjekjesh, duke shkuar fyta-fytas me policinë e huaj, UNMIK-ase, dhe me përkrahjen e Shpatit, djalit të Kadriu, të familjarëve dhe të shokëve idealistë e të tjerë, e fituan betejën.
Derisa, 3000 familje shqiptare as deri sot, nuk janë lejuar të kthehen në trojet e tyre që të rindërtojnë shtëpitë e tyre, përkundër ca përpjekjeve sporadike, familja Kadriu, sot jeton në kullat e veta, janë krenarë për qëndresën, por jo veç ata, por edhe ne.
-Para ca vitesh bashkë me Albinin, kur ai nuk ishte Kryeministër, por, Kryetar i LVV, në ato kulla ishim me ca obligime, detyra të LVV.

-Ndërsa, shkrimin e mikut tim, Elshani e vlerësoj për “gjeturinë” e figurës artistike, por jo të qëlluar pjesërisht, por jo gjer në fund:
-Albini, s’e ka hallin e tij që të krekoset “para peshkatarëve të tjerë” të dobët, bile as, para elektoratit të tij që i besoi, për “kapjen e peshkut të madh”.
Albini nuk është “Plaku i detit” , i vetmuar, as barka e tij, nuk është e copëtuar.
Albini, e ka përkrahjen gjithë popullore, paraprakisht të elektoratit të tij mbi 51%, pastaj dhe të miqve të vërtetë ndërkombëtarë.
Albinit dhe qeverisë “Kurti 2” i duhet përkrahja e fuqishme e gjithë spektrit politik shqiptar, e të gjithë intelektualëve përparimtarë, përkrahja e masave të gjëra popullore në Prishtinë,
Tiranë, Shkup, Malësi e Madhe dhe nga e tërë mërgata atdhetare.

-Tani, çështja është në rend dite: jo të ndihmojmë Albinin dhe LVV, sepse, fatbardhësisht këto dy vite janë në pushtet. Çështja është, të përkrahim Kosovën, që të bëhet vërtet shtet i përparuar dhe me sovranitet!
“Bashkë është e mundshme”!
(Albini-LVV).
Rroftë REZISTENCA!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Nderime, miku im atdhetar, Bislim Elshani!
30 maj 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk