Në mitologjinë e lashtë, Emathus, Emathius ose Amathus (greqishtja e vjetër (pellazge): Ἥμαθος, Ἠμάθιος, Ἄμαθος), ishte djali i Makednos, nga i cili besohej se Emathia (emri homerik i Maqedonisë së Poshtme) e kishte trashëguar emrin e tij. Vajzat e vëllait të tij, Pierus, Pierides, quhen ndonjëherë Emathides sipas tij.
1.
“Emathian ose Ematius në latinisht është një epitet i përdorur shpesh nga poetët latinë për Aleksandrin e Madh.”
– Pierre Grimal, Dictionnaire de la mythologie grecque et romaine Relié, 1 septembre 1999
2.
Nëse “Emathian” që në shqip (Emadhja/Emadh) do të thotë “i madh/e madhe”, që ishte një epitet i Aleksandrit të Madh, a nuk është më logjike që “Emathus/Emathian” të ketë origjinë etimologjike shqiptare?
Në anglisht: If “Emathian” which in Albanian (Emadhja/Emadh) means “Great/Big” was an epithet for Alexander the Great, is it then not more logical that “Emathus/Emathian” has an Albanian etymological origin?
3.
Në asnjë gjuhë tjetër përveçse në gjuhën shqipe dhe nga shqiptarët, Aleksandri III i Maqedonisë antike, siç njihet në historinë e botës, nuk njihet me epitetin Aleksandri i Madh, apo Leka i Madh, por në gjuhë të tjera dhe nga popujt tjerë njihet si Aleksander Great, nga latinët si Aleksander Magnus, nga sllavët si Aleksander Veliki, ndërsa nga grekët vetëm si Alaksander, shumë pak përmendet me epitetin e tij – i Madh, sipas prejardhjes dhe famës së tij, nga turqit njihet si Iskender, ndërsa nga arabët, sipas librit të shenjtë të Kur’anit njihet si Dhulkarneni.
4.
Burimet më të hershme për Lekën e Madh janë sipas librit “Anabasi” të Arrianit, për jetën dhe luftërat e Lekës së Madh, që nga shumë studiues është konstatuar se është një libër me burime të pasakta, një përkthim dhe përshtatje nga libri me këtë emër “Anabasi”, për jetën dhe luftërat e Kirit të Madh, nga Ksenofoni.
(22. XII. 2022)
Prof dr. Abdulla Mehmeti
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!