TENDENCA E POPUJVE BARBARË TË ARDHUR SI PUSHTUES NË GADISHULLIN ILIRIK PËR ARABIZIMIN E RACËS PELLAZGE ILIRE – SHQIPTARE

13
Apr
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Asnjë lidhje historike dhe gjeografike, as racore, gjenetike, fisnore apo gjuhësore nuk kanë pasur ilirët me zezakët e Afrikës. Kujt i është dashur të sajojë simbole të rrejshme, me figura të zezakëve të Afrikës në stemat e popujve dhe trojeve ilire, këtë më së miri e shpjegojnë vetë pamjet e stemave të falsifikuara në mënyrë të ngjashme, si ajo e Shqipërisë (Albania*), e Besisë (Besarabia*), e Sardenjës etj.
Në “Stematografia e shtypur e Pavle Riter Vitezoviç” e vitit 1701, stema e Shqipërisë përshkruhet se ajo është: me ngjyrë ari dhe tri koka të zezakeve me shirita të kuq mbi ato. Në artikullin e studiuesit të shquar, Aleksandër Matkovski, në faqen ku titulli dhe vetë teksti i referohen Shqipërisë, thotë “Kullat e Bardha”. Mirëpo, vetë stema, në të gjitha botimet e Stematografisë, në të vërtetë është ajo e Besarabisë*. Me shumë mundësi, kjo përfaqëson një version të lidhur nga fletët e hedhura dhe të shtypura gabimisht, sipas studiuesit Aleksandër Matkovski (Prishtinë, 1969).
(13 prill 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk