Teza e re (për debat e shqyrtim) mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe
Përveç tezës pellazge dhe ilire mbi prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, studimet e reja për këtë çështje, shikuar nga aspekti i përgjithshëm i hulumtimeve dhe prurjeve shkencore nga disa fusha, si arkeologjia, etimologjia, etnologjia (etnokultura dhe etnografia), studimet nga fusha e gjenetikës etj., parashtrojnë nevojën edhe të shqyrtimit ndryshe, multidisiplinar të këtyre çështjeve.
Pse?
Sepse, teza e parë, pellazge, mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, lidhen me konceptin gjeografik dhe mitologjik, të fjalës PELAS (prej uji, njerëzit e detit, banorë të brigjeve detare, ujdhesave etj.).
Ndërsa, teza e dytë, ilire, mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, lidhen me konceptin mitologjik, historik politik dhe fetar të fjalës ILIR – YLL (prej yllit (hyjit), njerëz që kanë besuar në Diellin (yllin kryesor), sipas kësaj edhe figurat historike (mbretërit) që lidhen me këtë kult, si Bardhyli i Dardanisë (siç thuhet, djali i Kadmit dhe Harmonisë), Illy i Trojës etj.).
Me këtë rast, duhet të sqarohet, shpjegohet etimologjikisht, se fjala e shqipes së lashtë Pellazg, mund të lidhet edhe me emrin Pjellë-pjella, dhe në këtë rast ndryshon edhe gjithë koncepti i tezës pellazge, siç është shpjeguar nga shumë studiues deri më sot.
Përkundër dy tezave të para, teza PARTHINE, lidhet me një nga fjalët më të lashta që njeh gjuha shqipe: PAR (Ë) – TAN (Ë), të parët tanë, paraardhësit. Kjo nënkupton edhe rrënjët, lidhjet, shtrirjen gjeografike dhe vazhdimësinë historike të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, edhe në pikëpamje etnike, në aspektin e lidhjes gjenetike (raca, gjeni), pa lënë hapësirë për interpretime mitologjike e folklorike, që mund të jenë edhe të gabueshme e të pasakta.
Argumentimi shkencor i kësaj teze do të vazhdojë.
* * *
TEZA ILIRE E PELLAZGE, PREJARDHJA E POPULLIT SHQIPTAR DHE E GJUHËS SË TIJ
“Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike.” (Eqrem Çabej)
* * *
1) Sipas disa studiuesve, emri Parthin (Parthinët dhe Parthinia), lidhet me të gjitha fiset pellazge-ilire në periudhën më të lashtë (parahistori).
(29 gusht 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!