Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Shpalime
Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk ka ekzistuar ndonjë popull me identitet të veçantë, të jetë njohur si popull Trak-Trakas, Thrakas. Me këtë emër janë identifikuar dhjetëra popuj dhe fise që kanë banuar në rajonin gjeografik të Trakisë (Thrakisë), sipas së cilit edhe e kanë marrë emrin, një emër jo me përcaktim etnik.
Rajoni gjeografik i Trakisë-Thrakisë nuk është vetëm ky që e ka afirmuar propaganda greke dhe sllave, por me këtë emër në lashtësinë e hershme është njohur edhe rajoni gjeografik në Anadoll (Azia e Vogël), përreth malit IDA (Mali i Dhive), më vonë i njohur nga romakët si Taurus Monts.
Edhe në periudhën e sundimit nga Perandoria e Romës, janë krijuar dy prefektuar me emrin Traki, njëra në pjesën e Gadishullit Ilirik dhe tjetra në Gadishullin e Anadollit.
Në Trakinë e Poshtme dhe në Trakinë e epërme, nga parahistoria kanë jetuar popujt dhe fiset pellazge-ilire-dardane, por asnjëherë nuk ka ekzistur ndonjë popull i veçantë me këtë emër, as edhe ndonjë mbretëri ose principatë me emrin Traki, deri në krijimin e shtetit modern të Turqisë, kur ky emër u përvetësua, si emër shteti me përcaktim gjeografik: TURKIA, dhe emri etnik, i banorëve të saj, njëjës: turk; shumës: turq, si dhe gjuha e kësaj popullsie: turke*
Në periudhën e Perandorisë Osmane, pjesa evropiane e saj është njohur me emrin Rumeli, ndërsa pjesa aziatike me emra të tjerë, kryesisht si Osmane, ose Osmanli.
Tendenca e shtetit të sotëm të Greqisë, e historiografisë dhe propagandës fetare greke, për kërkimin e rrënjëve të lashta të grekëve në Anadoll, përkatësisht në Trakinë e Poshtme, si edhe në Dardaninë e Trojës, nga parahistoria e banuar nga pallazgët, ilirët, dardanët, pajonët, me zbulimet e fundit arkeologjike dhe shkrimi ndryshe i historisë, do të shkrihen si fluska sapuni, si çdo lloj tjetër propagande politike dhe fetare.
* Njëri nga 13 qytetet e Trojës së Dardanisë ka qenë Istambolli, këtë emër për 500 vjet e ka mbajtur kryeqyteti i lashtë i Bullgarisë (Eski Istambull), i riemërtuar në Presllav (Veliki Presllav) më vonë nga Rusia cariste, kurse qyteti i sotëm i Turqisë, qyteti më i madh i Evropës së sotme – Stambolli zyrtarisht është emëruar nga viti 1930, duke zëvendësuar emrat e mëparshëm të këtij qyteti: Buzana, më vonë Konstandinia, sipas rindërtuesit të tij, Shën Konstandini i Madh, perandori i famshëm ilir i Romës Lindore, nga qyteti i Nisit-Nishit, i Dardanisë së Epërme.
(22 mars 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!