Fadil Nimani- TIGRI I LIRISË

22
May
2025
Autori: Genc Sefa – Lushnja

(Fadil Nimani – Komandant Tigri)

Kur bie një kreshnik, nuk shuhet emri,
Por ngrihet në balladë, n’dritë e në flamur.
Fadil Nimani – Komandant Tigri,
S’ra për tokë, po u ba dritë mbi gur.

Në Dushkajë, ku zbret bora n’lis,
Ku krismat thërrasin burrat në çdo fis,
U ngjiz një djalë me shpirt prej zjarri:
Fadil Nimani – legjendë që s’e ndal varri.

Me sy si rrufe, me zanin që ushton,
I rritun n’Gërgoc, ku fjala peshon,
Në odat e burrave, ku ka trimni e besë,
E mëkoi nderin që kurrë nuk vdes.

Ai s’bani kurrë pa flamur mbi gji,
As pa pushkë në dorë, pa dritë e liri.
Kur Kosova thirri me britmë e me gjak,
Tigri u çue – shkrepëtimë mbi flakë.

“Rrufen” e formoj si vetëtim’ mbi dhe,
Me trima që n’zemër kishin veç Atdhe,
Ku nata çahej me zjarr pushkësh e besë,
E s’kish lodhje – veç trimni e shpresë.

Në natën e zezë, kufijtë i kalonte,
Me barut në krah, bjeshkës së naltë,
E populli lutej, shpresë i dërgonte:
“Mbaje gjallë Tigrin, o Zot i begatë!”

Po Kosova s’mjaftonte për Tigrin e besës,
Se Ilirida e thirrte me za.
Ai shkriu uniformën n’dritë t’shpresës,
E veshi t’renë për flamur – pa u nda.

Në Vaksincë, n’ballë t’luftës e flakës së gjallë,
Ra për Atdhe – me dy tanke përballë,
E kur armiku e pa n’sytë si shkrepëtimë,
E la pushkën përdhé – mori arratinë.

Po ai nuk ra – ai u ngrit më lart,
Në balladë, në këngë, në besë që s’shteron.
Komandant Tigri – me fishek e art,
Na la emrin që si lisat qëndron.

“Dëshmor a jo – si të doni m’quani,
Veç mos harroni: Lirinë ma ruani!”
E tash, kur këndon lahuta n’kullë,
Emni i Tigrit buçet çdo bjeshkë e lumë.


Ish-ushtarak dhe jurist i diplomuar.
Luftëtar i Lirisë në UÇK, UÇPMB dhe në Lagjen e Trimave – Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdhedashurisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk