Titanët Noli, Enveri dhe Kina!

05
Mar
2023

Shkruan:Genta Kaloçi
1- Fan Noli, udhëhoqi bisedimet e anëtarsimit në Lidhjen e Kombeve. Më 17 dhjetor 1920, me 35 vota pro dhe me 7 abstenime, Shqiperia u bë anëtare e 43 – të e Lidhjes së Kombeve. Noli u ngjit në tribunë për të mbajtur fjalën e rastit. Një fjalë që e botuar në periodikun e parlamentit shqiptar ngjan edhe sot emocionale. Në pushim, përfaqësuesi kinez, për ta qesëndisur e pyeti:
– Më falni zotëri, por ç’kombësi përfaqësoni?
– Një milion – u përgjigj Fan Noli, – por janë shqiptarë!
Përfaqësuesi kinez e kuptoi shpotinë dhe prapë qesëndisi:
– Aaaaa, kemi dëgjuar se shqiptarët janë njerëz me bisht.
– Po – tha Fan Noli – është e vërtetë, por bishtin e kanë përpara.
Ky variant disa i’a atribojnë Enverit ndaj jugosllavëve ndërsa qarkullon një tjetër variant ku Noli i’a kthen përfaqësuesit kinez;
Vërtetë janë 1milion, por janë Shqiptarë e nuk hanë oriz.
(Kush i gjen materialet orgjinale të dy varianteve ti vendosi te komentet).
2- Shqipëria kishte një avantazh në ato momente, në dallim nga Kina. Shqipëria ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe Kina nuk ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara.
– Noli e realizoi, Enveri e shfrytëzoi politikisht dhe ekonomikisht si më poshtë.
Shqipëria kishte marrë flamurin e zëdhënëses së Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nuk ishin të pakta rastet që anijet kineze, duke qenë se Kina nuk ishte një shtet i njohur ndërkombëtarisht, për shkak të konfliktit të pazgjidhur deri më sot me Tajvanin, kështu që lundronin me flamurin shqiptar nëpër detet e botës, për tregti. Ky rast u shfrytëzua jashtëzakonisht shumë nga udhëheqësit shqiptarë, në një kohë kur kjo kredi gjigante, e akorduar në vitin 1968, mund të shërbente fare mirë për të ngritur akoma më shumë nivelin ekonomik, i cili në ato vite linte shumë për të dëshiruar.
Më 7 tetor të vitit 1968 deri më 16 tetor 1970, pas diskutimeve të gjata, Enver Hoxha kishte bindur përmes emisarëve të tij Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain që t’i dërgoheshin Shqipërisë, 200 mijë tonë armë të rënda, 800 tanke, avionë, raketa, 50 milionë predha, si edhe 110 mijë armë të lehta, si edhe armë antikëmbësorie dhe mitralozë kundërajrorë. Dhe të gjitha këto në bazë të dy kredive, të cilat nuk do të përfshinin vetëm anën ushtarake, por edhe anën ekonomike, prej 3 miliard e 56 milionë juanë kinezë. Kjo shifër ishte afërsisht e barabartë me 700-800 milionë dollarë amerikanë”.
Në vitin 1971, delegacioni shqiptar nëpërmjet rezolutës për pranimin e Kinës me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përjashtimin e Tajvanit prej andej, i cili arriti atë që asnjë shtet në botë nuk e ka arritur.
Origjinaliteti i Enverit në problematikat e kohës për ti shfrytëzuar në dobi të vendit janë të jashtëzakonshme.
Në këtë rast Noli dhe Enveri në b/punim realizuan mitet, përrallat, legjendat e Titanëve. Një i vetëm me flamurin e një popullsie prej 1-2 milionësh arriti të tërheqi shtete prej miliarda njerëzish, Kinën e 1,5 miliardësh. I madh, gjenial, kollos, titan, perëndi e zot është Ai që te të pamundurat, problemet, vështirësitë, shikon zgjidhje dhe mundësi të reja favorizuese për mirëqënien, paqen, zhvillimin, shtetin, kombin. Të përfitosh nga Kina e Konfukjos (e vështirë deri në e pamundur) në përmasa të tilla e bën Enverin një mit të kohërave moderne që u’a kalon të gjitha figurave globalisht e së bashku në shekuj (për nga madhësia dhe rëndësia e shtetit shqiptar në rrang botëror). Prandaj pushtetet e sotme tridhjetvjeçare pa përjashtim kahut politik, ideologjik duan ta ndukin, përçmojnë, nënvlerësojnë veprën e tij për të fshehur paaftësinë dhe kriminalitetin e tyre në sundimin e ditëve të sotme.
Ashtu siç nënvizuam më lart, dalim në konkluzionin se ky është përkufizimi i Mbinjeriut që flasin, tregojnë, shkruajnë, diktojnë, përmendin, analizojnë filozofët, gojëdhënat dhe fetë e ndryshme që nga fillesa, zanafilla e jetës.
Noli dhe Enveri ekzemplarë të përmasave globale në llojin e tyre. Të frymëzojnë të besosh në ëndrrat më të çmendura dhe në përrallat më të pabesueshme që shtrihen në kohë, hapësirë e dimensione.
Noli gjeniu ëndërrimtar i shndërruar në një ëngjëll tokësor, ndërsa Enveri, Perëndia në formë njerëzore që Realizon ato që ëngjëjt ëndërrojnë, proklamojnë, planifikojnë ato që popullsia e gjerë nuk guxon, as t’a ëndërrojë.
Pas këtyre çfarë mund të thuash më tepër për këta Mbinjerëz të kësaj toke, Shqipëri?
Asgjë!
Kolazh fotosh, Noli, Enveri, libri “Shënime për Kinën”, anije kineze në ujrat ndërkombëtare, flamuri shqiptar dhe kinez.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk