TRE PERSONALITETE TË BOTËS SHQIPTARE (ARBËRORE),

05
Dec
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime
PRINCIPATËN E VOGËL TË MOSKOVIT E SHNDËRRUAN NË PERANDORI TË MADHE TË RUSISË (ROMA E TRETË), NGA GJYSMA E DYTË E SHEK. XV
* Zoja Paleologu u helmua në Moskë nga pjella e saj, ndërsa Mihal Artioti i kaloi afër 30 vitet e fundit të jetës së tij në persekutime, izolim dhe internim nga pushteti dhe kisha që ai e kishte ngritur). Pas gati pesë shkujve (500 vjet) u shpall shenjtor i ortodoksisë ruse nga Kisha Ortodokse e Moskës (më 1988), për përfitimet e veta, jo për vlerësimin e kësaj fugure të shquar.
‘ime historie
TRE PERSONALITETE TË BOTËS SHQIPTARE (ARBËRORE), PRINCIPATËN E VOGËL TË MOSKOVIT E SHNDËRRUAN NË PERANDORI TË MADHE TË RUSISË, NGA GJYSMA E DYTË E SHEK. XV DHE GJYSMA E PARË E SHEK. XVI
1. Zoje Paleologu (1448 – 1503), princesha arbërore e martuar (përmes Vatikanit) me princin e Madh të Moskovit, Gjon Vasilin (Ivan III Vasilyevich, 1440-1505);
2. Vasili III (1479 – 1533) , djali i Zojës, princi i madh i Moskovit, që e thirri dijetarin e madh arbëror nga qendra ortodokse në Malin Atos të shkojë në Moskë, për përkthimin e liturgjisë fetare në gjuhën sllave, librat fetarë të panjohur dhe të pakuptueshëm më parë nga banorët vendës të prapambetur të Moskovit.
3. Mihal Artioti, i njohur me mbiemrin Trivoli (1475 – 1556), ndër rusët dhe evropianët i njohur me emrin fetar Maksim Greku dhe si Maksim Ilini (iliri), filozofi dhe teologu me prejardhje shqiptare (arëbërore), dijetari më i madh i kohës në Evropë dhe Rusi, që përhapi dijen shkencore dhe fetare (përktheu liturgjinë në gjuhën sllave), përhapi frymën e Humanizmit dhe Rilindjes (Renesancës) evropiane ndër popujt e prapambetur të Rusisë (atëkohë Moskovi), hapi shkollat e para moderne, i njohu ata me zbulimet e reja në botën evropiane dhe arbërore, si zbuli i Amerikës etj., si dhe këshilloi princat rusë (me nënë e gjyshe shqiptare) si ta zgjerojnë shtetin, duke e shndërruar në Perandori nga më të fuqishmet në shekujt e ardhshëm, me pretendime të bëhet ROMA E TRETË, që ia panë sherrin vetë krijuesit e saj dhe të gjithë shqiptarët më vonë. (Zoja u helmua, ndërsa Mihal Artioti i kaloi afër 30 vitet e fundit të jetës së tij me persekutime, në izolim dhe internim). Pas gati pesë shkujve (500 vjet) u shpall shenjtor i ortodoksisë ruse nga Kisha Ortodokse e Moskës (më 1988).
4. Edhe Cari i Rusisë, Ivani i Tmerrshëm* ka qenë nipi nga i ati i princeshës arbërore, Zoje Paleologu, por edhe me nënë jo ruse, me prejardhje nga vendet ballkanike.
Gjatë ditëve në vazhdim do të shkruajmë më hollësisht për këto personalitete, me të dhënat që janë thënë deri më sot nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj, si dhe ato që nuk janë thënë, janë fshehur e falsifikuar nga propaganda politike dhe fetare deri më sot.
Shënime plotësuese:
1. Mbretërimi i Ivanit të Tmerrshëm është mishërimi i Rusisë në shekullin e 16-të. Kjo është koha kur një shtet i centralizuar formohet nga territoret e pushtuara. Ivan i Tmerrshëm personalisht pati një dorë në formimin e një forme të re të sundimit autokratik në Rusinë e Moskës. Shumë historianë të historiografisë para sovjetike dhe moderne e argumentojnë se sa e dobishme ishte veprimtaria e Ivanit të Tmerrshëm për Rusinë. Çfarë ishte më shumë, pozitive apo negative, dhe cili është roli i Ivanit IV në zhvillimin e Rusisë. Dikush e konsideron atë një shenjt, dikush thotë se Ivan i Tmerrshëm bëri katastrofën për Rusinë e Moskës.
2. Për figurën, veprimtarinë dhe përkatësinë arbërore (shqiptare) të Mihal Artiotit (Trivolit), afër pesë shekuj i harruar dhe i panjohur për shqiptarët, për herë të parë kanë shkruar studiuesit pas 387 vjetësh nga vdekja e tij, së pari studiuesit rusë, më 1943, më vonë autorët shqiptarë, studiuesi Mikel Prenushi, në vitin 1981 dhe më vonë Kolec Traboini (shkrimtar dhe skenarist nga Shkodra), në vitin 2004, pas 448 vjet nga vdekja e dijetarit të famshëm arbëror (Shih: gazeten ILLYRIA, New York, nr. 1334, 16 -19 prill 2004 dhe gazeta “Koha jonë”, nr. 120, 3 maj 2004, f. 21)
3. Në faqen zyrtare në Internet të Ambasadës Amerikane ne Moske “US – Rusian Relations-timeline”, që në krye thuhet se, “I pari që e ka bërë të njohur publikisht zbulimin e Amerikës tek rusët ka qenë Mihal Artioti (Maksim Greku), në vitin 1540. Edhe sot e kësaj dite ky dijetar shqiptar (arbëror) konsiderohet ndër përkthyesit më të mëdhej të botes, sipas disa enciklopedive të botës dhe sidomos në Proel (Promotora Espanjola de Linguistika.
4. Mihal Artioti njihet si autor i mbi 150 veprave (ka shkruar edhe për Skënderbeun), ndër të cilat edhe dy gramatikat e para të gjuhës ruse, dhe mbi 360 veprave të përkthyera, nga gjuha latine, greke e lashtë (pellazge), arameishte (gjuha e Biblës arigjinale), gjuha besishte (Besica), epirote e mesjetës – Epirotica (shqipe e sotme) etj.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk