Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
(IST-AN-BAL: vendbanim në viset e Balëve, qytet, vendbanim i Balëve, ku sundonte motra e Dardanusit-Batea, në Trojën e lashtë, afër dy mijë vjet para krijimit të Bullgarisë së lashtë; dymijë e pesëqind vjet para krijimit të Perandorisë Osmane, dhe afër tremijë e dyqind vjet para krijimit të shtetit modern të Turqisë).
1. Eski Stambul*, në Trojë, qyteti Aleksandria, i rindërtuar nga Leka i Madh, ku e vendosi Leka i Madh familjen e tij, gruan dhe djalin, para se të nisej në ekspedinën e madhe ushtarake në Lindje;
2. Eski Stambul, kryeqyteti i Bullgarsë së lashtë, i njohur nga sllavët si Presllav, i cili e morri këtë emër pas nënshtrimit të këtyre vendeve nga Parandoria Osmane, në shek. XV., një emër që e mbajti ky qytet për pesë shekuj me radhë;
3. Stamboll (turqisht: Istambul), emri i ri, nga viti 1930, i qytetit antik dardan Buzana, kryeqytetit Konstandinia, gjatë Perandorisë Romake Lindore dhe Perandorisë Osmane.
Si zakonisht, pas pushtimit të një vendi sunduesit e ri kanë emërtuar qytete me emrat e sunduesve të tyre, ose me emra të ngjashëm nga vendi i tyre. Por, pse nga pushteti i Perandorisë Osmane, qyteti më i rëndësishëm në Bullgarinë e lashtë, nuk u quajt vetëm si Stamboll (Istambul), por me emrin Stambolli i Lashtë (Esky Stambul)? Këtë çështje nuk e kanë sqaruar studiuesit deri më sot.
Nëse kërkoni të dhëna, gabimisht mund të orientoheni në Stambollin e sotëm, qytetin e lashtë të Buzanës, në Konstandini, jo në burimin e duhur, në qytetin antik Stambul-Istambul (më pas Aleksandia) në Trojë dhe në qytetin mesjetar Esky Stambul (Presllav) në Bullgari.
(12 maj 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!