TRI GABIMET E HISTORIOGRAFISË, EDHE TË ASAJ SHQIPTARE, MBI DARDANËT

16
Feb
2023


Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
Mjafton të shikohen këto harta, që nuk janë nga më të vjetrat, dhe të analizohen këto të dhëna sipas shkrimit, që të mos nguroni ta shkruani të vërtetën, jo të shtrembëruar dhe falsifikuar, nga hatri apo nga frika se mos ua prishni qejfin grekëve, bullgarëve, turqve, sllavëve dhe disa studiuesve vendës e të huaj (evropianë), të cilët asgjë të re nuk kanë thënë përveç kopjimit të fakteve të sajuara ose falsifikuara, sipas propagnadës politike e fetare të ish-regjimeve të vendeve ballkanike, që edhe sot vuajnë nga kompleksi i vogëlsisë së tyre, si popuj të ardhur shumë vonë në këto hapësira, shumica e tyre nga Mesjeta dhe më vonë.
1. POPULLSIA
Dardanët nuk kanë qenë fis ilir, por kanë qenë populli më i lashtë pellazg-ilir, siç njihen në histori edhe disa popuj të tjerë pellazgë-ilirë. Një bashkësi shoqërore, e cila ka arritur në atë nivel të zhvillit, që të krijojë formacione të vetat shtetërore, edhe atë, disa mbretëri në periudha të ndryshme historike në vazhdimësi dhe në një hapësirë gjeografike kompakte, nuk mund të trajtohet si fis!
2. SHTETI
Dardanët nuk kanë ngritur vetëm një mbretëri të tyre, siç pretendojnë disa studiues, në territorin e Kosovës së sotme dhe përreth saj, por kanë ngritur disa mbretëri gjatë historisë, që nga Troja e lashtë, në shek. XII para erës sonë, një mbretëri e Dardanëve u ngrit në shek. IV p.e.s nga mbreti Bardhyli I, me qendër në qytetin e sotëm të Ohrisë, më vonë kryeqendra të mbretërisë së Dardanisë kanë qenë Shkupi, Ulpiana edhe Nishi.
Në territorin e lashtë të Trojës në Gadishullin e Anadollit dhe në pjesën evropiane, Trakia veriperëndimore, janë ngritur disa shtete të lashta, mbretëri dhe principata me emra të tjerë, sipas fiseve dardane, Thynët, Bythynët, Medobithynët, Galabrët etj.
3. TERRITORI
Territori ku janë shtrirë Dardanët nuk është siç përmendin disa studiues, vetëm në Kosovën e sotme dhe një pjesë e Maqedonisë së sotme, por ato terriotore janë shtrirë nga lumi Danub (Istria) në veri, deri në Bosfor dhe përtej në Gadishullin e Anadollit (Azia e vogël) në jug, në pjesën jugperëndimore të gadishullit të Anadollit, ku nuk mund të tërhiqet edhe sot një vijë e saktë e shtrirjes së dardanëve (së paku besohet deri te qyteti i lashtë Krye (Caria), përderisa ende vazhdojnë studimet në lidhje këtë çështje, sipas gjetjeve arkeologjike dhe burimeve të tjera historike, të lëna në harresë ose të falsifikuara deri më sot.
Të dhënave nga autorët e lashtë, sidomos nga Homeri, Herodoti dhe Straboni, nuk mund t’u bëjnë revizion historiografia e sotme greke, sllave dhe ndonjë studiues i pavëmendshëm, shqiptar apo i huaj.
Deri më sot bëhet fjalë edhe për dy fiset dardane që i përmend Straboni dhe autorë të tjerë: “Thunatët (Greqishte e lashtë (pellazge-ilire): Θουνάται) – Sipas Strabonit, Thunatët së bashku me Galabrët ishin dy fise në kuadër të popullit pellazg-ilir të dardanëve.”*
Këto fakte nuk përmenden nga studiuesit e sotëm, edhe nga shumë studiues shqiptarë, nën ndikimin e propagandës greke dhe sllave, sepse Dardanët, përkatësisht fisi i tyre në pjesën e Trakisë Jugperëndimore (Turqia e sotme evropiane, pjesë të territorit të Greqisë dhe Bullgarisë sotme), që sot shtrihen në hapësirën gjeografike ku ka jetuar fisi i lashtë i Thynëve -Thinatëve (Dhi-Nate), që emrin e morrën sipas famës së tyre në luftimet taktike gjatë natës.
Sidoqoftë, për Dardanët dhe disa fise të tjera, si Medët dhe Besët, ka të dhëna të mjaftueshme se kanë pasur një qytetërim shumë të përparuar, kanë zbuluar metalet dhe i kanë përpunuar ato, kanë prerë monedhat e tyre, kanë përdorur instrumente muzikore frymore dhe me tela, se kanë krijuar vepra të rëndësishme artistike të gdhendura në gur, mermer dhe më vonë në qeramikë etj.
Dardanët, përkatësisht fisi i tyre Thunatët, njihen si pengesa kryesore kundër depërtimit të pushtuesve të huaj, sidomos kundër kolonëve grekë të depërtojnë në brendi të Gadishullit Ilirik, përmes grykave të lumenjve, si Bardhari (Vardari), Struma-Strimoni, Maritza (Ἕβρος – Hébros në greqishten e lashtë pellazge dhe Hebrus në gjuhën latine) etj., në drejtim të fushave pjellore të Dardanisë, Ilirisë dhe Trakisë, si në Pellagoni, Pollog, fushën e Shkupit, fushën e Filibes dhe të Serdës (Sofjes) etj.
* Thunatët (Greqisht: Θουνάται) – Sipas Strabonit, Thunatët së bashku me Galabrët ishin dy fise në kuadër të popullit ilir të dardanëve.
** Sipas disa autorëve: “In Greek mythology, Dardanus (/ˈdɑːrdənəs/; Ancient: Δάρδανος, Dardanos) was the founder of the city of Dardanus at the foot of Mount Ida in the Troad; Family: Dardanus was a son of Zeus and the Pleiad Electra. He was the brother of Iasion and sometimes of Harmonia and Emathion.”
(14 shkurt 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk