Trump përballë fenomenit Europian “Bejleri”

03
Mar
2025
Shkruan: Remi Ilir Kushi


Borgjezia zhvillon një kulturë hegjemonike duke përdorur ideologjinë dhe jo dhunën, forcën ekonomike për të detyuar gjynjëzimin e popujve, shkruante nga burgu Antonio Gramsci 100 vite më parë. Një miku im nga Golemi Gjirokastrës më shkruan sot, më vjenë turp të them jam lab, sepse Bejleri është ylli parlamentit Europian, me votat e lebërve në Shqipëri. Në tregimin tim “Vrasja një komunisti në Sarandë” është pergjigja se çfarë ka ndodhur me Shqiptarët sot, por dhe me degradimin e popujve të Europës perëndimore për mikun tim Lab.
Armiqtë më të mëdhenjë të mi janë disa Çamë nga zona Sarandës, të veshur me maskën e antikomunizmit, ata duan të ligjërojnë tradhetinë e tyre të hapur ndaj interesave shoviniste Greke. Pa harruar krerët e politikës postkomuniste të Partisë të ashtequajtur Çame, të cilët para disa ditëve nenshkruan një mareveshje të fshetë me Vangjel Dulen dhe Fredi Bejlerin, mbas shantazhimit ndaj tyre për ekspozim të dosjeve si spiuna të sigurimit dhe sherbimit secret Grek EYP. E shoqëruar me kercenimin ndaj tyre, me konfiskim të 700 milionë eurove të fshehura në bankat e Qipros.
Naim Frashëri më duket se e ka shkruar, një popull të jetojë kërkon të ardhme, jo të mbahet peng i të kaluarës.
Ti rikthehemi Shqiperisë vitit 1991-1992.
Çfarë ndodhi? U kthyen në gërmadha të gjithë fabrikat dhe uzinat, u dogjën apo u shndërruan ne dyqane suflaqesh Greke të gjithë shtëpitë muze të kulturës dhe historisë Shqiptare. U vra folklori, dhe ju dha prioritet muzikës huaj: Greke, Serbe, Italiane dhe hip hop të masonerisë Amerikane për të imituar majmunin. Në Sarajevë nuk gjeta një lokal të kendonte përveç muzikës tradites tyre. Në çdo qytet të Shqiperisë nëpër lokale degjon çdo lloj muzike të huaj, me prejashtim të asaj Shqiptare.
A do ta shpetojnë tradhetarët e sotëm, të veshur me maska antikomunisti, duke na bombarduar me demagogjinë e tyre, të financuar nga sherbimet sekrete të huaja, Shqiperinë? Sigurisht jo.
Dje po shihja një emisjon të vitit 1978, kur shteti Shqiptar si kurrë më parë në historinë e saj kishte organizuar 100 vjetorin e Lidhjes Prizrenit. 1 milionë Shqiptarë nga veriu në jug kishin ardhur në Tiranë të nderonin rivarrimin e eshtrave të tre kollozëve të kombit Shqiptar, vëllezërit Frashëri. Sot asnjë nuk flet për vëllezërit Frashëri dhe figura kombëtare që bënë për kombin. Ju duken të vegjël, por dhe Europa nuk i njeh,
prandaj duhet ti hedhim në koshin e plehrave, për t’u mburrur vetëm me ata “heronjë” që ju intereson Europës..
Rastësi vrasësi folklorit Shqiptar, personit që e nxorri polifoninë e jugut të vjedhur nga Grekët, sot të jetë zv. Kryetari akademisë Shqiptare? Asgjë nuk është rastësi. Ashtu si nuk është rastësi lufta Don Kishotiane kundër komunizmit, e cila nuk vjenë nga dhimbja shpirterore, por jargavitjet për të ju pergjigjur investimit vrasjes kombit Shqiptar. Përçarja sjell sundim.
Divide and rule(perça e sundo) është fenomen mijëra vjecar. Historikisht ne Shqiptarëve na kanë përçarë. A mund të mesojme nga gabimet e kaluara, për të patur të ardhme, apo duhet vazhdojmë peng i të kaluarës. Ka më turp dhe tradhëti kombëtare mes Athinës, ku Berisha i shoqëruar nga Vangjel Dule, Fredi Bejleri dhe Kryetari rinisë Panhellenice vorioepiriote të organizatës MAVI me seli në New York, kërkon vrasjen e vendimit kushtetutës Shqiptare, për t’u dhënë detin shteti Grek, territoret e Jugut Shqiperisë shtetit Grek.
Çfarë do të më tregoj mua Shpetim Idrizi dhe shokët e tij, të cilët janë shndërruar në altopolantë të interesave Greke, se jam komunist dhe ata ballist? Jam një prej themeluesve të shtetit Shqiptar, dhe nuk më mbanë me bukë mua Shqipëria , por e kam mbajtur. Argatët nuk më punësojnë dot mua në punë shteti dhe në politikë, sepse dashuria për Atdhe nuk është interes ndaj parave. Perkushtimi pa kushte ndaj Atdheut, nuk vishet me rrobën e ideologjise të cilës i përket, por me rezultatet dhe produktivitetin ndaj Atdheut.
Nuk të kërkon njeri të bëheni Komunist, Ballist , Zogist, Fashist, Trumpist, por të ndertoni të ardhme për komb, duke pranuar njëri tjetrin për interesat e Kombit ashtu siç janë, jo duke percarë për t’u vrarë vetveten, për interesat e huaja.
Europa nuk është e ardhmja Shqiptarëve, por vetë Shqiptarët duhet të ndertojnë të ardhmen e tyre, duke vënë interesat kombëtare primare. Me ndertimin e një ekonomie, arsimi. Europa ka degraduar, ka degjeneruar si nga ekonomia dhe famija.
Vasal të korporatave oligarke. Europa vetëm plagë i ka shkaktuar Shqiptarëve historikisht. Europa na solli dhuratë Fredi Bejlerin, shkatarrimin e familjes dhe gjynjëzmin tek fqinjët tanë. Modeli Trump është i nacionalizmit Amerikan, duke vënë interesat Amerikane të parat, dhe shumë mirë e bënë. Ne duhet të vendosim interesat Shqiptare të parat, dhe jo të lejojme dekadencën e llumit Europian, duke lejuar çdo horr dhe morr të ndertojnë mini shtete të tyre, duke vrarë dhe grabitur territoret Shqiptare. Atdheu është i shenjtë, nuk mund të bëhen pazare me të, qoftë per të drejta seksuale, apo minoritate, se do ti pelqejmë Europës. Trump kërkon prioritet t’i japi qytetarit American dhe prodhimit biznesit Amerikan. Amerika e para. Po ashtu ne, duhet t’i japim prioritet Shqiptaria e para, prodhimi vendas i pari. Nuk është TURP të dashuroni Atdheun tuaj të parin.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk