Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
* Sot, kur duhej të përulej, me vetëdije,
para jetës dhe veprës së heronjve dhe dëshmorëve të atdheut,
politika “shqiptare” organizoi “simpozium shkencor” për të sharë
Kryenderin e Kombit dhe lavdinë e çlirimtarëve fitimtarë mbi pushtues e tradhtarë.
–
Faqezinjtë fundërrina, dot s’e fshehin fytyrën;
Më zi se zia, zemrën, të rrobëveshës, ngjyrën!
Ditënderimit të heronjve, dëshmorëve për liri;
Grumbulluar fundërrinat, të të shanin, o lavdi!
_
Plehgrumbull ligësia, “të majtët” midis tyre;
“Harruan” dëshmorë, heronj, komb e atdhe.
Pashpirtësie, shpirtzinjt, ndotnin asaj ngjyre;
Këta minjmajmur krimesh, të rënët, yje mbi re!
_
Ç’u mblodhën “akademikë”, në t’pistin furrik;
“Historianë”,“sociologë”,“politikologë me nam”!
Pa ia nisën lehjeve, kundër lavdisë, të saj armiq;
Tmerruar, madhështie të të rënëve, lehën, shanë!
_
Të kuqen e gjaknderit, veshur, Lavdia, Flamuri;
Të rënët e nderit, çlirimtarë, me palcë si guri!
Rrufe, mbi ta derdhi, prore tadhtia e, ata viganë;
S’vritet madhështia, të atdheut, kombit, yje janë!
_
Ju, idealatdhetaria, ç’e bëtë Zonjë Nënëloken;
Ju, me të maliherit grykë, prore, hasmit i folët.
Sollët pranverëjetën, trimërisht sprovuat botën;
Sot ligësia u urren, se Atdhekombit, zot i dolët!
_
Gjaku juaj, o yje lirie, shkroi e skuqi historinë;
Tuajat jetë, vënë në themel, lartësuan Shqipërinë!
Tradhtia, ligësia, dot s’u mundi, ju fitimtarët;
Poshtërsia, ligësia, s’rrinë, krah me legjendarët!
_
Ju, të lavdishëm, ngritët grushtin, qëlluat si rrufe;
Botëvjetrën vratë, majash ngritët Shqipërinë e Re!
Të legjendarit komandant, ju besnikë të Enverit;
Historia lart u çmoi, u vendosi në ballë të nderit!
_
Gjaku juaj ende i ngrohtë, s’ka dimër që e ngrin;
Ai gjak, në damarë të Atdheut, nuk vdes ai, tij!
Atij gjaku, rron shqipja në Flamur, rron ideali;
Maja kreshta motesh, ju viganë, maja çdo mali!
_
S’ka ç’u bën plehmoçali, sipër resh ju fluturoni;
Ju shqipet, bijt e Atdheut, Kombin e nderoni!
Kohërash, prore zemrash rroni, jo, s’vdisni kurrë
Tuajin gjak dhe ideal, ka shqiptaria, prore flamur!
Tiranë, më 05.05.2025.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!