Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Rrahja ne parlament te Kosoves, nuk eshte rastesi, ajo eshte e programuar ne Beogradin zyrtar, dhe plotesisht ne interes te tyre.
Kjo rrahje midis deputeteve, eshte teper e turpeshme, kunderkombetare, armiqesore, dhe i sherben vetem Serbise, shperberjes se shtetit dhe avancimin e planeve kundershqipetare te Serbise ne Kosove.
Me veprimet dhe mosveprimet e saj ne vazhdimesi, opozita Kosovare ka vertetuar dhe verteton perdite se nuk eshte konstructive, ashtu sic i kerkohet te jete, por eshte destructive dhe ne nje linje e ne sherbim te Serbise.
A e shikoni ju motra e vellezer te Kosoves se ku ju con nxitimi dhe lakmija per pushtet, e atyre qe e shkaterruan, e vodhen, dhe e copetuan Kosoven e pas luftes. Agjentet e Serbise qe flasin shqip, e qe jane deputete “shqipetare”, nuk ka me asgje qe i mban, as detyra e tyre ne interes te zgjedheseve te vet, qe nuk kryhet, as pergjegjesia ndaj atedheut, qe u mungon, dhe as turpi te cilin nuk e njohin dhe qe nuk ja dine fare adresen se ku qendron. Keta “politikane shqipetare”, ne te vertete nuk kane gjak ne dejet e tyre. Keta kane uje, mbasi nuk skuqen nga paturpesia dhe tradhetia.
Ketu, nuk eshte vetem deshira e tyre per pushtet, si mjet pasurimi, por edhe nevoja per te mbrojtur pasurite e medha te grabitura nga atedheu e populli.
Keta politikane “opozitare”, po ndjekin hap pas hapi, me fanatizem religioni, te njejten rruge te politikaneve te opozites se vjeter e te pozites se sotme ne Shqiperi, sepse skenaret jane gatuar ne te njejtat guzhina te shovinisteve fqinje, te ulur me agjentet e tyre kembekryq ne legjislativin dhe ekzekutivin e te dy shteteve shqipetare.
Kjo gjendje e rende, si ne Kosove e ne Shqiperi, ngarkon me faj dhe pergjegjesi cdo shqipetar, qe nuk eshte i ndergjegjesuar mjaftueshem per fatet e shoqerise e te atedheut. Ne nuk mund te dalim dot ne breg, kur na merr perpara vala e armiqeve tane, ne se ne rradhe te pare nuk edukojme e bejme te pergjegjshem mjaftueshem veteveten, ne se nuk arrime te edukojme dhe te mbeshtesim njeri tjetrin.
Ekzistenca kombetare nuk eshte aspak nje notion abstrakt Ajo nuk mund te realizohet vetem me manifestimw sportive apo marshime ne rruge, me flamurin kombetar. Ajo realizohet kur ne pune e perpjekje per te ngritur veteveten ne lartesine e detyrave qe na kerkon atedheu, te punojme njekohesisht edhe me te tjeret qe kane gjak shqipetari
Pasuria dhe kerkesa “per t’u bere i fisem” nepermjet saj, duke u bere miljoner brenda nates, me siguri te hedh ne preherin e armikut, e te katandis ne skena te tilla te turpeshme, qe i bejne deme te jashtezakoneshme njohjes dhe konsolidimit te shtetit ne arenen nderkombetare, e frenojne investimet e huaja ne ekonomi, mungesa e te cilave con ne boshatisjen e atedheut.
Deshmoret nuk e dhane jeten qe disa mostra te pacipe si ju, ta shkerrmoqin shtetin e atedheun.
T’u thuash “turp” opozites ne Kosove, dhe opozites se vjeter e pozites se re ne Shqiperi, per veprime qe rrezikojne ekzistencen kombetare, nuk eshte e mjaftueshme. Duke u thene ketyre mostrave qe jeni te pacipe, nuk ja vlen, se as kuqen e as verdhen, jane te zinj e nuk duken, te zinj ne shpirt, ne qellime e ne veprime.
Cdo shqipetar, perballe vetes, familjes, jetes se femijeve dhe atedheut, ka pergjegjesi e detyra te cilave duhet e mundet t’i dali zot, e kjo fillon me votimin e atij qe duhet, jo partiakut, krahinorit, hajdutit, te korruptuarit e kriminelit.
18 Prill 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!