UDBASHËT NË TV …!

01
Apr
2025
/Huazuar nga FCB e Frashër Osekut/


Ish Udbashi, Fatmir Sheholli, horri më i neveritshëm i Kosovës, në vend se të zhduket fare nga shpërfaqja e tij në mediat publike, sërish po na dhunon me broçkullat e tij bajate, duke na shkërdhyer intelegjencën tonë, ku po e reklamon veten, jo e jo si Udbash, por si patriot në shërbim të LDK-së madje edhe të UÇK-së!!? Çfarë njollosje banale e vlerës më të shenjtë në historinë e kombit tonë të shumëvuajtur!!! Dhe nga kush!? Nga Udbashi që me të drejtë pak muaj më parë e kam quajtur jashtëqitje e kombit tonë!!!
Ky Udbash faqezi me arrogancën e mësuesve të tij serbë, sërish po na kontaminon opinionin e Kosovës martire, madje, edhe në këto ditë tragjike marsi e prilli, ende qindra të vrarërve nuk po u gjenden varret, biles edhe 26 vite pas masakrave të kryera nga sivëllezërit e tij, nekrofilët serbë!!!
O tempora, o mores! A ndodh kjo në Gjermaninë e kësikohshme që banditë të tillë të STAS-it, ta torturojnë mu si ky, vendin e tyre të çliruar nga çizmja ruse 35 vite me pare!? A e kemi ne luksin që ta lejojmë përdhosjen kaq brutale të aseteve tona më të shenjta, veç pse një nekrofili të Serbisë iu kane zgjuar epshet kanibaleske për të na shkërdhyer dinjitetin tonë çdo ditë në TV!!?
Ore, si po lejohet kjo ndyrësirë të na poshtërojë kaq pafytyrësisht neve, që sapo e kaluam ferrin e holokaustit serb, të pashembullt në Evropën pas 1945? A u harrua kaq shpejt barbaria e Serbisë, e cila na i vrau mbi 12 mijë njerëz, na i dhunoi 20 mijë gra e burra, na i dëboi afro një miljon qytetarë nga trojet e Kosovës martire!!?
Këtij horri ia ka hapur hapekrah dyert e TV-së Kojshia Show, i ashtuquajturi gazetaruc, një moderator meskin, me mungesa të theksuara pozitiviteti, veçmas me mungesë të empatisë ndaj viktimave të terrorit të shfrenuar serb por edhe nga mangesitë elementare të skrupullit
qytetar!
Goditnani, përdhosnani edhe më shumë ju dyshja më e urryer e Kosovës, sepse për fatkeqësinë
tonë, këtu s’respektohet as pragu më i ultë i etikës gazetareske, duke e vënë kështu në tapetë vendin tonë si shembullin më të shëmtuar të xhunglës së gazetarisë në kontinentin Evropian!
Për fund, dua ta ceku edhe të dhënën se në kohën kur Fatmir Sheholli ngritej në pozita dmth mirrte shpërblime në UDB-e, nga hetues lartësohej si Punëtor i Analitikës, Agjensia Amnesti Internacional e kishte në top-listë Jugosllavinë, për faktin e thjeshtë se mbi 750 mijë shqiptarë qenë arrestuar, torturuar, madje edhe mbytur nga Udbashët e tipit të Fatmir Shehollit, veçmas gjatë viteve 1981 1999. Kurse dënimet drakonike me burg, qenë shumë të ngjajshme me ato që sot kundërshtarët dënohen në Rusinë e Putinit, e dikur në Afrikën e Idi Aminit dhe Azinë e Pol Potit!!! Ja, pra, kush po e terrorizon sot, Kosovën e lirë? Ky është po ai që ishte dje, edhe sot ky është i njëjti varrmihës i lirisë së Kosovës, siç ishte edhe gjatë zezonës më dramatike të Atdheut tonë të shtrenjtë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk