UKSHIN HOTIT

30
May
2024
Nga: Arflet Selmani


Kaluan kaq vite
Malli na ka marr
Pyeta gjithandej
Në mos të kanë parë

Pyeta fusha e male
Hënën edhe diellin
E kam pyetur tokën
E kam pyetur qiellin

Mos vallë e keni parë
Se nuk duket që moti
Kërkoj një burrë të kombit
Quhet Ukshin Hoti

Fushat e malet nuk folën
Çfarë të më thoshin mua
Toka dridhej e gjora
Qielli u errësua

Për këtë burrë të Kombit
Që nuk u gjetë kurrë
Qan edhe shqiponja
Atje në flamur

Pastaj u kujtova
Se ku të të gjeja
Në zemër të popullit
Për ty është foleja

Do të jetosh gjithmonë
Sa të ekzistoj Kombi
Nuk harrohesh kurrë
I madhi Ukshin Hoti
LAVDI 🇦🇱🥹

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk