Ulpiana një qytet shqiptar një vendbanim i hershëm mbi 2600 vjeçar, Strabo e përmend këtë qytet Ulpianën duke e quajtur “#qyteti_i_vjetër”.
Gjatë shekullit të 3-të dhe të 4-t ULPIANA ka arritur kulmin e saj të zhvillimit dhe kishte emrin Ulpiana Splendissima Komunal. Në 518 p.e.s, pas tërmetit Justinian dha një emër të ri në qytet: Justiniana Secunda.
Ulpiana, e shquar edhe për pozitën gjeostrategjike, për herë të parë përmendet nga Ptolomeu në shekullin II. Lokaliteti antik romak dhe bizantin i Ulpianës është pa mëdyshje njëra nga qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Gadishullit Ilirik.
Mirëpo në Ulpianë sipas studiuesve jeta këtu ka filluar më herët dhe gjurmët të shpien në periudhat parahistorike të hekurit dhe bronzit ose e njohur ndryshe si lashtësia dardane
Çdo të thotë në shqip; ULPIANA?
“Ana” do të thotë “Tokë” ashtu në kuptimin e “Gjithësisë – globit -Tokësor”, e pa-Anë, e pafund, Anë e mb/Anë.
Dhe shohim se emri “Ulpiana” është një fjalë e përbërë dhe pikërisht mund të ndahet kështu:
ULPIANA = UL – PI – ANA
Pra thjeshtë e qartë kuptojmë se kemi të bëjmë me një vend banim të ndërtuar në “fushë” vend i “Ulët”, i Rafshët prej ANËVE përreth saj
Ashtu siç ndodh tek emrat “Ulqin – Qytet”, “Ulzë – Fshat” “AULONA qytet i Vlorës”, TULANTËT në zonën me të ulët; Ultësira shqiptare, BASSANIA qytet i lashtë ILIR në Shqipëri, e ndërkohë në botanikë kemi:
ULZË
Dru “i vogël – i ulët”, ose “shkurre – i/e shkurtër”, ky dru nga gjinia e panjave, ajo ka degë të murrme në të kuqë, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, me lule të bardha në të blerta.
Pra emri i këtij qyteti antik me vlera të mëdha kulturore mbi trashëgiminë shqiptare ka një rëndësi të madhe, sepse ajo vërteton njëkohësisht autoktoninë e lashtë iliro-shqiptare, por jo vetëm, ajo flet shqip, ajo gjendet e shkruar shqip, gdhendur në këtë pllakë guri si adresë (AT/res) pasaportë-shqiptare.
Rrënojat e këtij qyteti si dhe nëntoka e saj fsheh ende shumë mistere të cilat presin të dalin në dritë, por dikujt kjo dritë ju verbon sytë …
Në këtë qytet është gjetur një kishë shumë e vjetër ndoshta më e vjetra në gjithë rajonin Ilirik.
Objekte të tjera gjetur në rrënojat e qytetit janë disa, por ato më të rëndësishme janë: Koka e një gruaje, koka e njeriut, kreu i Erosit dhe maskë tragjike.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!