Shkruan: Dashamir Uruçi
Euforia e pasluftes i perkedheli vite me rradhë shqiptaret e sidomos i perkedheli disa nga lideret e Ushtrise Çlirimtare.Ata kujtuan se u erdhi dita e fituan te drejten te sillen ne Kosove si ne pronen e vet.Kjo sjellje e tyre pati reaksion te madh dhe rriti paknaqesine ne popull.
Nderkohe shume nga lideret e luftes iken e nje klase e re politike mori ne dore fatet e Kosoves.Kjo gjendje e re i dha Kosoves avantazhe te medha sidomos ne raport me qendrat vendimnarrese te politikes botrore.
Asnjehere me pare nuk ishte percjellur me kaq dinjitet dhe kualitet te larte,direkt nga fronti i luftes dhe i punes,gjendja ne Republiken e Kosoves.
Kam ndjekur ne qindra intervista, KURTIN DHE OSMANIN dhe jam ndjere i nderuar dhe i perfaqsuar plotsisht, perballe medias dhe politikes nderkombetare.
Keto dite kam degjuar rregullisht debatet në Kuvendin e Kosoves, pas ngjarjeve ne veriun e vendit.
Dyqind apo treqind serbe te paguar,nje konglomerat i nacionalisteve dhe sherbimeve sekrete te Serbise sebashku me shume pak serbë vendali jane perleshur me trupat nderkombetare te KFOR-it.
Ka rreth 30 te plagosur, per te cilet po i lihet faji Albin Kurtit dhe qeverise se tij ligjetime.
I ndodhur perballe bojkotimit te zgjedhjeve, qeveria e Kosoves me te drejte zgjodhi te keqen me te vogel,pranoi zgjedhje me nivel te ulet perfaqsimi,duke gjykuar se me mire zgjedhje me perfaqsim me te ulet 3-4 perqind se sa pa zgjedhje fare.
Tani,pas kesaj situate vjen rrekomandimi nderkombetar:zgjedhje te parakohshme dhe asociacion per komunat me shumice serbe ne Kosovë…!
Pra vijne dy rrekomandime per Kosoven qe duhen zbatuar dhe asnje rrekomandim per Serbine e cila ka marre shume angazhime nderkombetare dhe nuk ka zbatuar asnjë.
Nder keto dy rrekomandimet e fundit duhet thene perseri se asociacioni mbetet themra e Akilit ne mardheniet Kosove-Serbi.
Ai preke interesa ekzistenciale dhe fute Kalin e Trojes njehere e pergjithmone brenda territorit te Kosoves.
Gjate ketyre diteve te protestave serbe ne veri me kane bere pershtypje:
-Qendrimi i opozites ne Kosove.
Ne vazhdimësi por veçanarisht gjate ketyre diteve me tension te larte kam ndjekur me paanesi veprimin politik te opozites ne Kosove.
Kam ndjekur gjithashtu edhe diskutimet e liderve te partive kryesore parlamentare.
Duke filluar nga Memli Krasniqi i PD,duke vazhduar me Lumir Abdixhikun e LDK dhe duke e permbyllur me Haradinajn e AAK,qe te gjithe ishin ne sulm, deri ne mocion mosbesimi per ta larguar sa më parê Kurtin nga qeveria nr 2 e Kosoves.
Me perjashtim te kritikave te gjithefarellojshme, asnjeri syresh nuk e kishte vrare mendjen se si duhet ndihmuar qeveria e Kosoves per ta perballuar gjendjen e rende,veçmas ne veriun e vendit.
Ju lutem njerezve te interesuar te kthehen tek diskutimet e ketyre politikanve ne parlament.Aty do te kuptoni se sa vlen per keta politikane pushteti dhe sa pak vlen gjendja e rrezikshme ku ndodhet Kosova sot.
-Qendrimi i qeverise Shqiptare ndaj zhvillimeve ne Kosoven veriore.
Eshte fatkeqsi e madhe te flasesh per qeverine e vendit tend.
Shpesh here ne mardheniet e Shqiperise me Kosoven ka pase shume pengesa te cilat e kane penguar afrimin e vertete,te gjitheanshem e vllaznor.
Ajo qe ja vuri kazmen ketyre mardhenieve ishte minishengeni ballkanik apo siç i thuhet sot,Ballkani i hapur.
Askush ne Shqiperi e ne Kosove qe i ka dy pare mend ne koke nuk eshte kunder ballkanit te hapur,kunder qarkullimit te lire te njerezve,te ideve,kulturave,mallrave…!
Mirepo kjo mund te ndodhte pa kushte nese ne vend te Serbise do te kishim nje nga vendet euroatllantike me liri shumedimensionale dhe demokraci te zhvilluar.
Te hapesh dyert per Serbine,me Kosoven jashte tavolines se bisedimeve,te sillesh jo si komb por si nje pjese e tij,te harrosh gjakun e derdhur per lirine e Kosoves,grate e dhunuara dhe femijet e vrare don te thote me e vogla se ti,ai apo ajo nuk dini se ku bie me shtepi,ATDHEDASHURIA.
Qeveria shqiptare, pavaresisht perpjekjeve te bera deri tani dhe veçanarisht pas ballkanit te hapur ka futur nje cope akulli ne mes Kosoves e Shqiperise dhe kjo eshte e turpshme.
Ne kete situate shume delikate ne vend qe te afrohej edhe me shume,ajo i ka prere drute shkurt duke theksuar apriori se Amerika,Franca e te tjere kane te drejte dhe pavaresisht se çfare kostoje kane theniet e tyre ata,kosovaret duhet ti zbatojne…!
Politikanet tane shume te ditur harrojne se edhe Grenelli dje dhe Eskobari sot,Ameriken kane perfaqsuar por ata jane goditur ashper nga senatori Menendez per qendrimin qe ata kane mbajtur duke favorizuar Serbine e duke demtuar Kosoven…!
-Harresa e te gjitha paleve per spastrimin etnik te rrealizuar gjate 20 viteve te Kosoves se pas luftes,ne veriun e saj, pasoje e te cilit jane larguar me mijra shqiptarë…!
Pavaresisht se cfare qendrimi mban sot,i kam perjetuar me emocion shume vite me pare,emisionet e Nexhmedin Spahiut.
Vrasje,djegje,presione nga me te ndryshmet mbushnin kronikat e lajmeve qe tranzmetonin ne ate kohe, ngjarje e data barbarie nga Mitrovica e Veriut.
Me gjithe qendresen e jashtezakonshme flitet se 22000 shqiptare jane larguar nga Kosova veriore, me shume gjasa per te mos u kthyer më.
Me bie ndermend nje film i shkurter i marre me nje celular te nje banori te atyne aneve,ku cfaqet rrevolta e shume shqiptarve qe donin te ktheheshin ne veri te Mitrovices,tek puna dhe pronat e tyre.
Shume shpejt, aty çfaqet Hashim Thaçi dhe u kerkon shqiptarve,qe ne respekt te luftes dhe te se ardhmes,ta shtyjne kthimin ne veri per njehere tjeter.
Protestuesit e degjuan komandantin e luftes dhe kurrë më nuk u kthyen ne pronat e tyre ne Mitrovice te veriut.Ne ate kohe askush nuk e analizoi prezencen e Thaçit ne ate vend e veçmas te trupave ushtarake franceze qe mbronin uren e lumit Ibër.
-Askerkush nuk flet per interesat e fuqive te medha te Amerikes e BE ne Kosove.
Eshte e vertete se KOSOVA vone mund te çlirohej, pa ndihmen e nderkombetarve e kryesisht te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Arsyen e nderhyrjes e gjejme tek theniet e Presidentit Klinton i cili deklaron se Amerika nderhyri ne Kosove per te ndalur rrezikun qe i kanosej nje populli te pafajshem te shfarosej e te humbete perjete vendin e vet, tokat e pasurite e te parëve.
Per keto arsye e shume te tjera te pathena, ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes e presidentit Klinton, Kosova ka qenë e do te jete mirenjohese ne jete te jeteve.
Çfarë ndodhi pas 20 vitesh te luftes çlirimtare dhe ku duhet te ndalemi e te bejme kujdes.
Si te gjithe te tjeret edhe Amerika ka interesat e veta ekonomike,politike,kombetare e nderkombetare.
Dy dekada pas luftes, Amerika posedon ne Kosove nje nga bazat me te medha te ushtrise amerikane ne Europe per te cilen me sa di une nuk paguan asgje.
Njekohsisht kapitali amerikan ka kohe qe e ka kthyer kryet nga TREPÇA PRRALLORE.
Ne funksion te ketyre interesave dhe te tjerave qe nuk ka nevoje ti themi,punon edhe politika amerikane e ne funksion te tyre vepron edhe Eskobari,Blinkeni e me rradhe edhe te tjere qe vine pas.
Nuk duhet te harrojmë se Interesat Amerikane ndryshojne dhe ne nuk mund te jemi perhere te perkedhelurit e Amerikes.
Per fat te keq,lufta ne Ukraine ka prishur shume ekuilibra te cilat kane qene e kanë mbetur shumë delikate.
-Shqiptaret po perdoren perseri si kusur ne mardheniet e lindjes me perendimin.
Me kane mbetur te fiksuara perjete territoret qe ne shqiptaret humbem padrejtesisht ne Berlin 1878,ne Londer 1913 dhe ne Paris 1919.
Shpesh here humbas perballe hartave te gjeografise e dhimbja me pushton gjitheandej.
Ne ato 3 kryeqytete te fuqive te medha, ne shqiptaret u trajtuan barbarisht,u ndame ne 5 pjese duke kenaqur oreksin e rusoserbise e te rusogreqise.
Vendet me te bukura e me pjellore te shqiptarve ju dhuruan kojshive-agresore e vete shqiptaret moren rrugen e kurbetit duke populluar shumë vende të botes e nder to edhe vendëshkretat e Anadollit.
Mire atehere,150 vjet me pare,fuqite e medha u thyen perballe kerkesave te Rusise, po sot si eshte e mundur te perseritet e njejta gjë dhe disa mijra hektare ti dhurohen Malit te Zi,Maqedonise e veçanarisht Serbise.
Jam i mendimit se ne shqiptaret duhet ta ndalojme me te gjitha mjetet grabitjen e trojeve nga Serbia.
E nese edhe nderkombetaret thone po, gjithashtu nuk duhet te biem dakort.
NUK KEMI SE ÇFARE TE HUMBIM MË…!
Nje Kosovë pa Trepçen dhe me Ujmanin e sakatuar eshte nje humbje qe nuk e kompensojme asnjehere.
Çfare mund të bëjmë.!?
1.Vendimmarrja per pasurite e Kosoves,Asociacionin e te tjere nuk mund te lihen më,vetem ne doren e qeverise se Kosoves,Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani.
Me te gjitha mjetet qe lejon Kushtetuta duhet te veprojme e ti terheqim mendimin, opinionit publik,popullit ne Kosove e mbase edhe me gjere.
Vendimet qe duhen marre jane me rendesi kombetare ndaj duhen njesuar taktikat dhe strategjite per te ardhmen.
2.Te organizohen takime te gjera te politikes dhe shoqerise shqiptare ku te ftohen personalitete te te gjithe spektrit politik shqiptar qe kane perfaqsues ne parlamentet e vendeve rrajonale ku jetojne shqiptare.
Gjithashtu te ftohen edhe perfaqsues te organizatave jo qeveritare qe kane veprimtari te dukshme dhe kane deshmuar atdhedashuri si dhe interes per fatet e popullit te vet.
3.Te financohen nga qeveria e Shqiperise dhe Kosoves bashke, veprimtaria e organizatave patriotike shqiptare si dhe institucioneve shtetrore e private qe punojne ne fushen e lobimit,drejt qeverise amerikane,Bashkimit Europian si dhe Institucioneve te tjera nderkombetare.
4.Te organizohen ne te gjitha vendet e Europes e te botes ku ka emigracion shqiptar te perqendruar,protesta masive ne mprojtje te Kosoves e te çeshtjes kombetare shqiptare.
5.Situatat e rrezikshme te krijuara ne rrajon nga Serbia dhe Rusia na çojnë ne perfundimin se shoqeria shqiptare duhet te ngrihet ne kembe e te shpejtoje te gjitha proçedurat per organizimin e KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.!
UJI FLË POR HASMI NUK FLË-THOTË POPULLI.
Dashamir Uruçi,
Tirane,5 qershor 2023.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!