Nga Historia e lavdishme e Universitetit Shqiptar të Tetovës!

12
Dec
2022
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shpalime
UNIVERSITETI SHQIPTAR I TETOVËS, ME KËTË EMËR KA HYRË EDHE NË PARLAMENTIN E EVROPËS, NGA VITI 1995, KUR PUSHTETI I VENDIT E LUFTONTE NË TË GJITHA FORMAT DHE ME TË GJITHA MJETET, NDËRSA DISA POLITIKANË DHE INTELEKTUALË VENDËS QË ENDE KULLOSNIN NË LIVADHIN E PROPAGANDËS SERBOMADHE NË MAQEDONI, ATË E QUANIN “FOSHNJE E VDEKUR”, “I ASHTUQUJTURI UNIVERSITET NË REÇICË TË VOGËL”, “DYQANI I FADILIT” DHE “KOTEC PULASH”
Nga Historia e lavdishme e Universitetit Shqiptar të Tetovës

Nga Arkivi i Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, kësaj radhe ju paraqesim një dëshmi të papublikuar deri më sot, që ka të bëjë me historikun, fillimin e veprimtarisë së Universitetit të Tetovës, afirmimin ndërkombëtar të këtij institucioni të parë të arsimit të lartë në gjuhën shipe në Republikën e Maqedonisë.
Pas themelimit dhe fillimit të punës së këtij Universiteti, në mënyrë të organizuar dhe mbi baza vullnetare, shumë veprimtarë shqiptarë në Mërgatë, që kanë ndihmuar sa kanë mundur në forma të ndryshme, ndër të cilët edhe miku im Xhemil Zeqiri nga Zhelina e Tetovës, veprimtar i dalluar me punë dhe qëndrim në Danimarkë, i cili në vitin 1995 e ka njoftuar Parlamentin e Evropës, përmes delegacionit danez, për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, të drejtën e mohuar nga pushteti për arsimim universitar në gjuhën amtare të shqiptarëve në Maqedoni, në mbrojtje të Universitetit të Tetovës, i cili atën n kohë goditej pamëshirë nga pushteti, qarqet shoviniste serbomëdha, mediet në gjuhën maqedonase dhe ndonjë poltikan shqiptar, që edhe më tej kulloste në livadhet e propagandës së huaj kundër arsimit universitar në gjuhën shqipe.
Me këtë rast e ritheksojmë se, veprimtarë si Xhemil Zeqiri asnjëherë nuk janë lavdëruar për punën e tyre, as janë përmendur në ndonjë rast solemn në shënimin e ndonjë përvjetori të themelimit, punë s dhe veprimtarisë së këtij Universiteti, sepse njerëzi me ideale, ata që kanë lënë gjurmë me punën e tyre në lëvizjen kulturore, arsimore, Politike dhe atdhetare të shqiptarëve në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, nuk vuajnë për famë personale, privilegje dhe mirënjohje publike për punën e tyre, ata thjesht janë veprimtarë e atdhetarë që punojnë e veprojnë me zemër, për idetë dhe idalet e tyre, në dobi të interesave kombëtare.
Nga dokumenti i bashkëngjitur si dëshmi, ajo që duhet të përmendet është fakti se, diplomacia evropiane, sidomos ajo daneze, në frymën demokratike perëndimore, që nga fillimet e punës së tij e ka njohur këtë institucion të parë të arsimit të lartë gjuhën shqipe në Maqedoni, si: Universiteti Shqiptar i Tetovës, ashtu siç ka qenë i emërtuar në dokumentet e para për themelimin e Universitetit të Tetovës, në periudhën para Kuvendit themelues të tij, më 4 qershor 1994.
Historia e Universitetit të Tetovës, si e asnjë universiteti tjetër në botë, sa njeh historia e njerëzimit, është e madhe, e pashtershme dhe me përmasa historike, që edhe brezat e ardhshëm do të kenë çfarë të hulumtojnë, studiojnë dhe shkruajnë.
(15. XII. 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk