pa dorashka
Sot në Universitetet shqiptare një pjesë e konsiderueshme (jo të gjithë) e të ashtuquajturve studentë, hyjnë në këto qendra të arsimit dhe edukimit si troka dhe dalin si zotërinj, jo për nga dija që kanë fituar por për nga paraqitja dhe kapadahillëku që tregojnë se kanë kryer Universitetin ndërsa brenda “kokës” janë bosh.
Janë “kokëbosh” pasi shumë nga trokat që hynë si “kokëboshë” nëpër Universitetet tona publike apo private, dolën po ata “kokëtreshë” që ishin, pasi nuk e “mbushën dot kokën” me dije por me kapadahillëk, duke i blerë diplomat e Universitetit.
Aq i vërtet është ky pohim saqë po t’i kërkosh të shkruajnë një lutje në gjuhën shqipe këta gjysmë analfabetët e diplomuar, gjysmat e fjalëve nuk dinë t’i shkruajnë sipas drejtshkrimit!
Ata gjysmakët nuk e dinë se emrat dhe foljet në shqip siç janë : arkiv, alkool, masivisht, logo, logoped, atlas, fals etj., i shkruajnë si sllavisht kësisoj; arhiv, alkohol, masovikisht, llogo, llogoped, atllas, falls!
Ndërsa këta “ajka e kombit” me diploma të blera çuditërisht kur shkruajnë në sllavisht nuk gabojnë, por shqipen e shkruajnë copa-copa si mos më keq!
Ndaj, kjo “ajka e kombit që po na shpie drejt progresit” sot e gjejmë brenda partive politike si aktivë dhe kuadro të tyre, në administratë, në shëndetësi, në Universitete si dhe në shkolla të mesme e në ato fillore, duke na shitur mend nga “bagazhi i tyre bosh”.
Ahere, përse jemi në këtë nivel të dobët të arsimit tregon dhe ranglista botërore e klasifikimit të Universiteteve, ku asnjëherë një Universitet në gjuhën shqipe nuk qëndron në listën e 1mijë Universiteteve më të mira në botë, madje as në Europë! Ky tregues flet qartë për falsitetin dhe nivelin e dobët të Universiteteve tona në krahasim me ato sllavo-maqedone.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!