Ura e prangosur mbi Iber dhe ambasadori im

30
Aug
2024
Shkruan: Ramazan Bekteshi


“Mbyllja e ures eshte apartheid hapja e saj eshte liri”
Sot, thelle ne zemren e erret te Balllkanit, kur plaget ende s’jane dhe thare e lemshat vazhdojne te ngaterrohen keqas mbi gjeo-peisazhin politik te saj, mu nga ata qe supozohej te jene lehtesues, posacerisht pas agresionit paramilitar te Banjskes, qe ironikisht per BE-ne e SHBA-ne ky agresion qe erdhi nga ‘shtepia e zotit’, manastiri i Banjskes, gati dhe pas nje viti mbeteti si nje fantazme.
Fatkeqesisht, ka edhe zhvillime tjera lemeritese brenda shqiptare, kur disa vazal shqiptare, politikane e gazetar vendas me lidhje dhe pushtet mediatik, haptas e rrezikojne integritetin e Kosoves, ku tragjedite kombetare i shnedrrojne ne pre per profit vetanak dhe te interesave te huaja, duke mos e kualifikuar penetrimin paramilitar serb si terrorizem e as agresion, por veprimet per kontroll e sovranitet ne veri i kualifikojne si “terror mbi serbet nga policia e Kurtit.”
Rituali ogurezi i Rames per verin vazhdon te mbetet nje “toke e askujte”, derisa nofullat e tij jane ndryre keq per uren qe s’do te hapet, derisa lufton krah-per-krah me Vuciqin per “Ballkanin e Hapur” por me ura te mbyllta!
Do te deshiroja fort, qe parlamentaret tane kosovare te dinin dhe te kishin kurajon, qe te shprehen dhe t’i artikullonin brengat sikurse parlamentarja britanike, Alecia Kearns, per Kosoven dhe uren ajo deklaroi:
“Ndeshkim Kosoves per hapjen e nje ure, ndersa injorimi i Banjskes sygjeron se vete procesi eshte thellesisht i padrejte dhe ka nevoje per reforma urgjente. Mbyllja e ures eshte apartheid hapja e saj eshte liri: Ndarja e Mitrovices nenkupton vazhdimin e jetes politike te Radoiciqit, Vulinit dhe Vuciqit.”
Do te deshiroja fort, qe ambasadori im, Hovenier, ta bente historine, ashtu si Presidenti Regan kur hodhi per toke murin e Berlinit dhe bashkoi Gjermanite. Atëbotë, shume politikane gjerman iu frikesuan aktit epik e te guximshem te Presidentit vizionar qe e demoloi komunizmin. Do te deshiroja fort qe Hovenier si Regani, te hapi uren, sepse mbyllja e saj ka krijuar segregacionin e gjate nje cerek shekulli, dhe kjo mbyllje nuk perkon me idealet amerikane per liri.
Megjithate, Ambasadori Hll ne Beograd, pa fije turpi vazhdon ta lavderoj Vuciqin, ta pekedhel pa rezerve e pa vend, edhe kur deshiron “boten serbe”, dhe kur tenton te destabilizoj Bosnjen, Malin e Zi dhe Kosoven, edhe kur refuzon t’i ve sanksione Rusise, edhe kur armatoset nga Kina, edhe kur refuzon gjenocidin, edhe kur vjedh votat e opozites, ky ish-minister i Millosheviqit. Mos valle, kjo eshte nje perpjekje deshpruese e Hillit qe ne vend se ai ta shti Vuciqin ne orbitin perendimor, ai vete rreshqiti ne gropen e Vuciqit.
Z. ambasador Hovenier, ne nuk deshirojme qe ju te perkdhelni Kurtin si Hilli – Vuciqin, por, jo as te bullizohet si qe veproi Grenell, si Escobar kur kercenonte me fjalet: ne kemi alternativa, Asociacioni do te behet me ose pa Kurtin duke e shkelur keq etiken diplomatike dhe kodin e miresjelljes. Votuesi kosovar nuk deshiron qe kerkesat legjitime te Kosoves te refuzohen ne emer te nje status-quo-je dhe paqes se brishte, por ne dem te sovranitetit te cunguar qe e njohet por i frenoni ta ushtrojne.
Z. ambasador Hovenier, populli i Kosoves, kurre s’e harron ate se cka beri Amerika dhe aleatet per lirine e tij, por, per mua si shqiptaro-amerikan eshte frustruese kur shoh se perfaqesuesit e mi amerikane e tolerojne Vuciqin edhe atehere kur ai perzihet ne pune te brendshme te Kosoves vazhdimisht si edhe ne rastin e ures. Si mik i vertete i Kosoves qe jeni, ne presim nga ju te veproni ne koordinim me perfaqesuesit legjitim te Kosoves por jo me Vuciqin, sepse ura eshte ne Kosove.
Z. ambasador, ju kerkoni qe ura te hapet ne koordinim me miqte por pa caktuar asnje afat. Ne jemi shume skeptik se si mund te realozohet kjo, kur njeri aleat nga QUINT-i ne menyre deshpruese e lut Vuciqin per litiumin e tij, derisa tjetri i shet aeroplane ushtarak edhe prane refuzimit te tij qe t’i ve sanksione Rusise. A nuk eshte kjo nje shkelje e konventave nderkombetare kur anetaret e QUINT-it bejne biznes me partnerin e Putinit, a s’eshte kjo edhe nje thike pas shpine Ukraines?!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/08/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk