…Eh, sa keq!
E vërteta duhet të krijon miq, por, ja që po ndodh e kundërta! Unë si fundamentalist i LPK-së, Këshillit për Liritë e të Drejtat e Njeriut!
Të UÇK-ve, Fondit “Vendlindja thërret”
-Atdheu në rrezik”, fondit, “Liria” Kombëtare”, veprimtar i LVV, e mbi të gjitha zëdhënës për çështjen shqiptare në diplomacinë daneze dhe ndërkombëtare, pastaj, bashkë me shokët publicistin dhe piktorin, Beqir Elshani dhe publicistin dhe poetin, Fadil Shyti, që nga viti 2003 jemi staf botues i gazetës elektronike “Diplomacia dk”, të cilën hakerët kundër-shqiptarë së paku tri herë e kanë sulmuar, por në me vendosmërinë tonë, ia kemi dalë që, përsëri ta vazhdojmë punën tonë të devotshme në shërbim të popullit dhe atdheut!
Tani, kur shoh se, dekorohen disa njerëz të cilët kurrë nuk i kemi dëgjuar as njohur në popull si veprimtarë të devotshëm për çështjen tonë ende të pazgjidhur kombëtare, më bën të çuditem dhe të revoltohem!
Shpesh e pyes veten:
Vallë, kah po shkojmë kështu?!!!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!