Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Përkujtim, me rastin e 39 vjetorit të ndarjes fizike nga kjo botë, të Kryengritësit të pamposhtur,
Sali Shatri
( Elegji )
–
Vjeshtë e vonë, një ditë me diell,
muaj nëntor, vitet tetëdhjetë:
lajm i zi, një lajm i rëndë
nga Tirana, erdhi n’Kosovë
burr i madh, kish vdekë n’Tropojë!
–
U ndal zemra,
e atij trimi gjak i gjakut, t’Boletinit,
i Lek Vukës, t’Dukagjinit.
N’kullë të vjetër, të një miku t’uj vëzhgu, këndej kufirin!
–
Lajm i mortit, larg u ndie,
Nga Shqipëria, n’Dardani:
Sali Shatri, kish ndërruar jetë,
Pushoi përherë, zemra e tij.
–
Baba n’votër, dëgjoi lajmin,
Kish shumë kohë,
se kish pa djalin,
Djersë të ftohta,
ia lagën ballin.
Dy-tri fjalë, i thotë prej malli:
–
Pa dëgjoni, miq atdhetarë!
S’qenka lehtë, me qajtë për djalë!
Sali Shatri, na paska lanë, trupi i tij pushon n’Tiranë.
Shpirti i tij, ka ardhur në Kosovë, n’zemrat tona, përgjithmonë!
–
T’falem fort, o biri ynë!
Mundi e hjeka, që bamë për ty.
Ndjekje, burgje e internime…,
Asnjë ditë, s’mbetëm pa dhimbje.
T’falem ty, me mija herë,
Sa herë erdhe, bir këndej,
Pushka jote, bëri nder!
u ndie larg, gjithandej,
Për armikun, ishte tmerr!
–
Dyzetë vjet, ty të ndoqën,
Gjurmët e t’ua i përcollën,
Të banë prita, të ngriten pusi, të rrethuan,
me ushtri, me tradhtar e polici.
–
Kurrë s’të mundën, as s’të vranë, bashkë me shokë, faqebardhë,
Çatë rrethimin, thyet kufirin n’kohë të egër, t’Rankoviçit!
–
Një merak, bir më ka mbetë, gjersa baba të ketë jetë,
Atë farë t’mirë, që keni mbjellë,
Amanet, nga çdo brez…
A’sht t’u rrit, ka m’u pjekë,
Shpejt do t’ korret, me bereqet: emri i saj, LIRI do jetë!
–
Fort do doja, gjallë të jesh,
Që ta shohësh e ta ndiesh,
Ta shijosh, atë fryt të shenjtë!
Lavdi
–
Prishtinë, 04 Nëntor, 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!