Vehbi Kajtazi: Poshtërson rënd Kryeministrin 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢!

23
Sep
2023

Vehbi Kajtazi: “𝐀𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢 – 𝐕𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐤𝐨𝐡𝐚, 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚𝐭 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐨𝐣𝐧𝐞̈”.
A është e mundur që një pronar i medias, një analist shqiptar me e thënë këtë fjali e me pasë këtë mendim? Si bëhet që Kryeministri i Kosovës të krahasohet me nazistin Adolf Hitler? Si e krahason ky Kryeministrin e Kosovës, e jo atë të Serbisë, me njeriun që dogji e pjeki 60 milionë njërëz?
Serbia po rehabilitohet nga media shqipe e Prishtinës dhe e Tiranës; Ky rehabilitm i paparë në historinë meodrene po bëhet para AKI-së, para Akademisë e para intelegjencës shqiptare! Dhe askush nuk reagon! E askush nuk e kritikon!
Të nderuar lexues,
Ja pse Serbia është në ofanzivë kunër Republikës; Është në sulm sepse ka terenin e përshtatshëm mediatik, opozitar e qebesa edhe OJQ-ist.
Kjo fjali e rëndë dëshmon se kush i ka në dorë nën kontroll mediat shqipe në Prishtinë e në Tiranë.
Kjo akuzë e poshtër, historikisht e moralisht e poshtër, dëshmon se kush janë këta pronarë mediash, pronarë që ushqehen, mbijetojnë e udhëhiqen nga intereset ekonomike, nga klanet e ndryshme ekonomike e politike, shumë, shumë të dyshimta.
Ja, kjo është hapsira jonë publike që po bombardohet për ditë e për natë nga kjo gazetari e keqe e nga këta pronarë të degjeneruar mediash.
Zhgënjyese, turpëruese dhe e papranueshme këto etiketime e këto ofendime që po i bëhen popullit shqiptar nga vet mediat shqipe.
Por, gjithnjë por të dashur lexues,
Qentë lehin, karvani ecën.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk