VENDBANIMET NË BULLGARI, ARBANASI DHE ARBANASI I POSHTËM, I RUAJNË EDHE SOT TRADITAT E BANORËVE TË LASHTË SHQIPTARË

07
Dec
2022

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjurmë historie
Për historinë e këtyre vendbanimeve do të shkruajmë më gjerësisht në ndonjë shkrim të radhës.
Me këtë rast, ju dëshmojmë se nuk është vetëm një katund në Bullgarinë e sotme me emrin Arbanas në rrethinën e qytetit të Tërnovës (sot Tërnova e Madhe – Велико Трново), por ka edhe shumë vendbanime të tjera (kryesisht katunde të lashtë) me këtë emër, në gjithë territorin e shtetit të sotëm të Bullgarisë.
Në të kaluarën e lashtë këto vendbanime kanë pasur sigurisht emra të tjerë, disave u janë ndryshuar më vonë nga banorët e ardhur sllavë dhe të tjerë, ndërsa disa prej tyre sipas banorëve të ardhur janë quajtur me emrin Arbanasi, që nënkupton vendbanim i lashtë i shqiptarëve, siç janë quajtur shqiptarët nga sllavët e ardhur në ato vise, jo më herët se në periudhën e Mesjetës.
Kësaj here ju paraqesim edhe disa veshmbathje tipike shqiptare (të kombinuara me elemente sllave, për t’u dalë zot kinse janë veshje tradicionale të tyre).
Këto veshje ndodhen aktualisht në një muze etnografik në qytetin e Radomirit, që e kanë prejardhjen nga vendbanimet më të lashta në rrethinën e këtij qyteti, Arbanasi dhe Arbanasi i Poshtëm.
(7 dhjetor 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk