Historitë e popujve dhe shteteve ballkanike, pa përjashtim, janë histori të rrejshme dhe të falsifikuara, sepse ato realisht janë histori të pushtimeve, okupimeve të dhunshme dhe uzurpimesh të territoreve të huaja, janë histori të spastrimeve etnike, dëbimeve me dhunë të banorëve vendës nga trojet e veta etnike, janë histori politike të shkruara nga pushtetet, si të tilla janë edhe histori të imponuara me dhunë e diktat nga regjimet e kohës, pa vullnetin e banorëve vendës të këtyre vendeve.
Kështu duhet të shkruhen historitë reale të këtyre popujve dhe vendeve. E vërteta historike për të kaluarën nuk ka pse të shtrembërohet, të fshihet e falsifikohet.
Banorët e sotëm në territoret e këtyre vendeve (shteteve), pa dallim të prejardhjes dhe përkatësisë etnike, gjuhësore e fetare, sigurisht që janë pronarë të sotëm të këtyre territoreve, janë qytetarë sovranë të shteteve të tyre të krijuara në këto hapësira. Më së paku shqiptarët ua kontestojnë këtë të drejtë natyrore, por historia e lashtë e këtyre vendeve, e vendbanime dhe banorëve të tyre në periudhat historike të mëhershme nuk ka pse të shtrembërohet e falsifikohet. Ky falsifikim nuk mund t’i bëjë më krenarë banorët e sotëm të këtyre vendeve, sepse pasardhësit e sotëm nuk e mbajnë peshën e krimeve të paraardhësve të tyre, pse i kanë vendosur pasardhësit e tyre mbi rrënojat e qyteteve dhe katundeve të huaja, të djegura e shkatërruara, mbi varret e banorëve të hershëm autoktonë, të masakruar e të dëbuar nga vatrat e tyre në ato vise.
Banorët e sotëm të këtyre territoreve janë të pafajshëm, përderisa jetojnë në vendet e tyre të lindjes, në atdheun e tyre, ku duhet të jetojnë të lirë e të lumtur, por ata duhet ta dinë se jetojnë mbi rrënojat e vendbanimeve të huaja, mbi varret e banorëve të lashtë, të cilët nuk kanë qenë paraardhës të tyre. Këtë histori duhet ta mësojnë dhe ta dinë banorët e sotëm të këtyre vendeve.
Nuk ka qytet e katund, rajon e krahinë, në të gjitha shtetet përreth Detit të Zi dhe Detit Jon (Adriatikut), nga Mali Kaukaz deri në Alpet Besiane (Karpate) dhe Alpet evropiane, ku nëntoka nuk flet shqip, në gjuhën e banorëve të lashtë pellazgë-ilirë, nga janë ngjizur e kanë lindur edhe shumë popuj të tjerë të sotëm, nga e ka gjenezën edhe emri i kontinentit të Evropës.
Kjo histori për vendet dhe popujt ballkanikë është shumë më e vonshme, që nuk shkon përtej shekujve VII – XII të erës sonë. Kështu duhet të shkruhet e mësohet, si qytetërim pellazg-ilir, me tradita, kulturë dhe gjuhë, jo si kulturë dhe gjuhë e pazakonshme Indo-Evropiane. Kultura e lashtë e Indisë dhe Persisë lidhet me popujt e Lindjes së largët, me Kinën e lashtë, dhe si e tillë duhet të mësohet; si kulturë e Persisë, e Indisë dhe e Kinës. Kjo është kulturë Indo-Kineze, jo në formë të panatyrshme dhe pazakonshme siç na është imponuar, si gjuhë dhe kulturë Indo-Evropiane.
Për ruajtjen e këtij dallimi, të këtij identiteti dhe veçorie, këtij diversiteti kulturor e gjuhësor mes popujve të këtyre vendeve, ndër shekuj janë derdhur lumenj gjaku, prandaj kjo duhet të shkruhet e mësohet ashtu siç është realisht, jo siç e kanë shpikur, propaganduar e përhapur shtetet e fuqishme të botës për interesat e veta gjeopolitike.
* Në këtë rast bëhet fjalë vetëm për rajonin e Edrenesë, jo edhe për vendbanimet dhe rajonet tjera të Trakisë, të banuara dendur në lashtësi nga shqiptarët.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!