VENDNDODHJA E QYTETEVE DHE RAJONEVE HISTORIKE ME EMRA TË NJËJTË ME RRËNJË PELLAZGE-ILIRE

01
Jun
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shpalime

1. Chalkis – Chalkida (qytet në Greqinë e lashtë*),
2. Calcidica – Chalkidice – Halkidiki (rajon historik në Emadhinë e lashtë dhe siujdhesë në Greqinë e sotme),
3. Colchis – Colchide (rajon historik në brigjet lindore të Detit të Zi).
Sipas burimeve historike dhe mitologjisë së lashtë:
“Medusi (Media) ishte princ i qytetit Chalkis-Chalkida (Kalkisi) në Greqinë e lashtë, që u përzu nga qyteti i tij i lindjes prej athinasve, për shkak të një ngatërrese. Kur Medusi (biri i Medes, Medianës) erdhi në sundim, ai siguroi komandën e një ushtrie të fuqishme dhe përparoi në një pjesë të madhe të Azisë që shtrihet mbi Pontus (Ponti, rajon i Anadollit në brigjet jugore të Detit të Zi). Duke pushtuar (dëbuar) barbarët që jetonin në ato toka fqinje, ai i quajti tokat e liruara me emrin Media për nder të vetes ose nënës së tij. Medeusi u vlerësua (njihet në histori) gjithashtu si themeluesi i Mbretërisë Mediane me qendër në qytetin parahistorik Ekbatana. Medusi ndërroi jetë ndërsa marshonte kundër popujve barbarë deri në Indi.”
Shtrirja e fiseve pellazge-ilire në Lindje dhe krijimi i qyteteve, principatave dhe mbretërive të lashta të tyre në lindje, deri në kufijtë perëndimorë të Persinë dhe Indisë.
Dëshmi kundër propagandës greke dhe sllave, kinse shqiptarët e sotëm e kanë prejardhjen nga mbretëria e lashtë “Albania e Kaukazit”, e njohur me këtë emër nga të huajit, jo edhe nga popullsia vendëse.
Kjo propagandë, me argumente joshkencore, del tepër e tejdukshme dhe qesharake, kur kemi parasysh se në to vise njihen edhe qytete, rajone dhe mbretëri, me emra të njëjtë nga ato të qyteteve, rajoneve, principatave, mbretërive, sidomos me emra të fiseve të njohura pellazge-ilire, që nga parahistoria dhe periudha e Antikës së hershme, me shekuj e mijëvjeçarë më herët se dëshmitë për emrat e qyteteve, popujve dhe mbretërive në hapësirën gjeografike mes Anadollit dhe Detit të Zi me Persinë dhe Indinë.
Historia e lëvizjes së popullsive nga Lindja në Perëndim, nga Mongolia dhe fiset barbare nga stepat e Azisë, prej Indie e Persie në Anadoll dhe Ilirikun jugor, njihet si histori e pushtimeve të përkohshme, e plaçkës dhe masakrave, e terrorit dhe shkatërrimeve, jo edhe si histori e vendosjes së atyre popullsive për gjatë kohë ose për përherë në këto vise, me pak përjashtime të mbetjes së disa robërve të luftës dhe dezertorëve nga ushtritë pushtuese.
Shtrirjen e fiseve dhe popujve pellazgë-ilirë në Lindje e dëshmon prania së paku nga mijëvjeçari i dytë para erës sonë në rajonet, principatat dhe mbretëritë e lashta, si: Guria (Gurzia-Gjeorgjia), Armenia, Iberia (Epëria), Media, Parthia (Bardhia), Albania (Bardhia), Colchia (Kolshia), Rasia (Racha-Rasha), Bartini (Parthini), Dardia, Baltia etj., si dhe emrat qyteteve, krahinave, maleve, fushave, dhe të tempujve fetarë dhe prijësve të shquara fetarë (disa edhe shenjtorë) në përhapjen e besimeve fetare ndër popujt paganë të Lindjes, si të Krishterimit dhe të besimit Islam.
Këtë e dëshmojnë edhe emrat e njëjtë, i qytetit në Greqinë e lashtë*, emri i rajonit në Gadishullin e sotëm Hallkidiki në Emadhinë e lashtë, emri i një rajoni historik në brigjet lindore të Detit të Zi, në fqinjësi me Gurinë (Gjeorgjia e sotme), Albaninë e Kaukazit (Azerbajxhani i sotëm), Armeninë etj.
(1. VI. 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk