VEPRA E PARË LETRARE E SHKRUAR E NJOHUR DERI MË SOT NË BOTË, EPI I GILGAMESHIT, ËSHTË DESHIFRUAR PËRMES GJUHËS SHQIPE

12
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Shpalime
George Smith (26 mars 1840 – 19 gusht 1876) ishte një asirolog anglez që zbuloi dhe përktheu për herë të parë Epin e Gilgameshit, një nga veprat e shkruara më të vjetra të letërsisë në botë.
Në mars 1876, administratorët e Muzeut Britanik dërguan Smithin edhe një herë për të hulumtuar pjesën tjetër të Bibliotekës së Ashurbanipalit. Në İkizce, një fshat i vogël rreth gjashtëdhjetë milje në verilindje të Alepit (Aleppo), ku së shpejti u sëmur nga dizenteria*. Ai vdiq në Alep më 19 gusht 1876.
Përveç faktit se, Sumerologu britanik, George Smith, që e përktheu epin e Gilgameshit, për shkak të kësaj e humbi jetën në moshën 36 vjeçare. Smith ishte një studiues britanik me aftësi të jashtëzakonshme deshifruese, pionier në fushën e kërkimit dhe përkthimit të Eposit së Gilgameshit, një ndër veprat letrare më të vjetra të njerëzimit. Për ta kryer transkriptimin e këtyre veprave, ai jo rastësisht shkoi te shqiptarët e Alepit (qyteti lashtë Albia) në Siri, të cilët flisnin një version të shqipes së lashtë Gege.
Në lidhje me këtë, ju sjellim dëshmi të tjera, se në Anadoll, përveç këtij katundi me emri Ikinzce, i cili ndodhet në lindje të Alepit (Albia), ku aktualisht jeton popullsi Kurde, një vendbanim me këtë emër ndodhet edhe në pjesën veriore të Anadollit, në rajonin e lashtë Pala (Parthini, sot Bartini), ku në lashtësi më të hershme kanë jetuar shqiptarët e lashtë. Ky vendbanim, sipas studiuesve, e ka marrë emrin sipas lumit me këtë emër: Ikizce. Shihe vendndodhjen e këtyre vendbanimeve në hartat në bashkëngjitje të këtij shkrimi.
Kjo është edhe një dëshmi se, në vendbanimin e parë edhe në të dytin, në një distancë të madhe gjeografike, në lashtësi është folur gjuha shqipe e lashtë, një variant i Gegnishtes.
(12. 7. 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk