VETËM ZGJEDHJE, APO EDHE ZGJIDHJE?

09
May
2024
Shkruan: Arflet Selmani

Se sa procese zgjedhore kalojnë dhe situata mbetet e njëjtë për shqiptarët në RMV, ose përkeqësohet vazhdimisht. Zgjedhjet janë zgjidhje për ata që vërtetë kanë ide dhe synime për ta bërë një gjë të tillë, dhe jo për horrat që janë në gjendje çdo gjashtë muaj ta çojnë vendin në zgjedhje, e punë e madhe që nuk gjejnë zgjidhje kurrë. Kostoja e lojrave të tyre të pista bie mbi kurrizin e qytetarëve dhe kriza i godet dhe i varfëron deri në nivel ekstrem qytetarët, ndërsa atyre u mbushen edhe më tepër hambarët.
Vini re se sa mashtrues që janë:
Kanë qeverisur disa mandate bashkë me VMRO-në, madje atëherë kur shqiptarët nëpërkëmbeshin më zi se në ish-Jugosllavi, dhe heshtnin,ndërsa sot dalin e distancohen gjoja prej tyre. Të njëjtët janë, sapo të mbarojnë zgjedhjet i rivendosin lidhjet e vjetra dhe vazhdojnë me të njëjtat afera korruptive e kriminale.
Ata nuk kanë ide dhe vizion të qartë për të qeverisur si duhet, por mendjen e kanë te plaçkitja, grabitja dhe shkatërrimi i gjithçkaje që i takon popullit, punë e madhe se vuajnë qytetarët.
Foltoret e kuvendeve, studiot televizive, konferencat e ndryshme, rjetet sociale e gjithçka ku ata prononcohen, në 90% të rasteve e kalojnë kohën duke akuzuar njëri-tjetrin për vjedhje, për shantazhet e të gjitha llojeve dhe kjo është edhe një dëshmi se ata tjetër gjë nuk din. Thotë populli, “aty ku dhemb dhëmbi shkon gjuha”!
Populli nuk duhet më të mashtrohet nga të njëjtët dhe në forma të njëjta. Pra, duhet të jemi më syçelë.
Momentalisht, situata është shqetësuese në mbarë kombin tonë. Elitave të vërteta, të rinjve të ditur dhe të arsimuar me meritë nuk u jepen thuajse aspak hapsira në vend, dhe kjo tregon shumë qartë se në krye të institucioneve tona shtetërore i kemi injorantët e klasit të parë.
Mirëpo nuk duhet të harrojmë se gjithçka e ka një fund, dhe ky fund që të mos vonohet shumë, duhet t’i ndihmojmë edhe ne!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk